Connect with us

VIDEO SHKRIME

🔴EDITORIAL NTV.AL 🔴ANALIZË NGA D.W Pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

Published

on

Videos

NTV.AL EDICIONI I LAJMEVE FLASH DATA 22.05.2022

Published

on

By

Continue Reading

Videos

NTV.AL PARASHIKIMI I MOTIT DATA 21.04.2022

Published

on

By

Continue Reading

VIDEO SHKRIME

🔴EDITORIAL NTV.AL 🔴ANALIZË NGA PLATOR NESTURI Fusha e minuar në oborrin e PD-së

Published

on

By

Continue Reading

Politike

Shihni si kryetari i njësisë qëndron në hyrje të qendrës, me listën e votuesve në dorë

Published

on

By

Deputeti Luan Baçi ka denoncuar shkeljet që sipas tij po bëhen nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Lushnje.

Në video sipas Baçit, është Bujar Kullolli kryetar i Njësisë Vendore Allkaj në Lushnje, i cili mban në duar listat e votuesve, duke shënuar se kush paraqitet dhe kush jo për të votuar.

Teksa një qytetar afrohet për ti bërë videon, Kullolli shfaqet tërësisht indiferent, edhe pse është në shkelje të ligjit.

“Bujar Kullolli, kryetar i NJ.V. Allkaj ne shkelje te plot te ligjit!…”, shkruan Baçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të njëjtat video ka postuar dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan në postimin e tijDeputeti Luan Baçi denoncon shkelje flagrante te ligjit nga Bujar Kullolli kryetar i Njesise Vendore Allkaj ne Lushnje, i cili me lista votuesish fut duar e pista te rilindjes per te manipuluar procesin zgjedhor.

Kush eshte ky surrat, qe guxon dhe shkel ligjin.

Cfare e dine veten ca spurdhjake si ky?

Keta palaco jane te evidentuar dhe nuk i shpeton dot asgje do perballen fort me ligjin dhe shume me fort me gjykimin popullor.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Nuk ndërhyjmë në konflikt, nëse do e bënim atëherë…

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një takim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm të vendeve aleate. Ai tha gjatë fjalës së tij se NATO ka vendosur të mos përfshihet në konflikt se kjo do të thoshte fillimin e Luftës së III Botërore dhe më së shumti civila.

Stoltemberg tha se NATO është krah Ukrainës dhe po ndihmon me pajisje luftarake, duke shtuar se gjatë viteve kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase nëpërmjet trajnimeve të ushtarëve.

“Është një marrëveshje e gjerë që duhet të bëjmë më shumë për vendet aleate, për të forcuar vendet e tyre dhe të shtojmë aktivitetet për t’i mbështetur. Atë që kemi parë në Ukrainë është se ata janë në rrezik për një agresion të mëtejshëm nga federata dhe forcat ruse. Aleatët e NATO-s i sigurojnë mbështetje Ukrainës, e kemi bërë këtë për shumë vite. Kemi ofruar lloje të ndryshme mbështetje dhe kjo është thelbësore në këto kohë kritike për to. Sa i përket zonës së jo fluturimit, aleatët kanë rënë dakord se nuk duhet të ketë avionë të NATO-s që operojnë në hapësirën e Ukrainës apo trupa që shkojnë në territorin e saj. Sulmet ndaj zonave nukleare natën e kaluar nënvizojnë se sa e rrezikshme është kjo luftë. Lufta në këto zona është e rrezikshme. I bëjmë thirrje Putinit ta ndalojë këtë luftë dhe të përfshihet në përpjekje diplomatike me dialog të ndërsjelltë. Ky ishte mesazhi i ministrave sot. Ajo që kemi parë është se Presidenti Putin nënvlerësoi forcën e ushtarëve ukrainas, për të ndaluar avancimin e forcave ruse. Kjo ishte falë kurajos së lidershipit, popullit dhe ushtarëve ukrainas. Ne i kemi ndihmuar ata, sepse aleatët e NATO-s i kanë trajnuar dhe pajisur me armë. Turqia ka siguruar pajisje, ndihmë ushtarake dhe kemi trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase. Ato janë në vijën e parë të luftës. Po rrisim mbështetjen tonë me më shumë pajisje. Duke krahasuar se ku ka qenë ushtria ukrainase në 2014, pajisjet e dërguara dhe trajnimet e ka bërë ushtrinë shumë herë më të fortë, kjo është arsyeja që ata janë të aftë të rezistojnë.

I kemi thënë Putinit se nëse pushton Ukrainën do të ketë kosto të mëdha. këto kanë efekte afatgjata dhe funksionojnë me kohën. Ne po i ofrojmë mbështetje Ukrainës, për të ofruar mbështetjen dhe kemi arritur të bëjmë të gjitha kombet, në OKB, që t’i kërkojnë Rusisë të ulen në negociata. Duhet gjetur një zgjidhje. Duhet marrëveshje për korridoret humanitare. Kemi patur një takim me ministrat e Jashtëm të NATO. Ne kemi përsëritur se do të mbështesim Ukrainën, do të ofrojmë mbështetje, e nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë e ndava këtë mesazh, sepse besoj se nëse NATO përfshihet direkt, do të shohim më shumë vuajtje njerëzore, më shumë civilë të vrarë. Ne duhet të mbrojmë njrëzit që ndodhen në vendet aleate”, tha Stoltenberg.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING