Të gjithë ata që kërkojnë të shkelin ligjet e mbylljes së Portit të Sidnejit për të parë fishekzjarrët e mesnatës përballen me gjoba prej 1 000 dollarësh australianë (770 dollarë amerikanë) ndërsa autoritetet përpiqen të ndalojnë një epidemi të Covid-19 në qytet.
Gardhe me tela me gjemba janë ngritur në të gjithë qytetin dhe policia është urdhëruar të parandalojë çdokënd që të drejtohet drejt pikave të portit, ku turma prej mbi një milion spektatorësh zakonisht shkojnë për të parë fishekzjarrët e famshëm.
Këtë vit shfaqja e fishekzjarrëve do të përqendrohet në Urën e Portit të Sidnejit për shtatë minuta.
Kryeministri i shtetit australian të Uellsit të Ri të Jugut, Gladys Berejiklian tha se situata ishte e paqëndrueshme dhe nxiti njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bashkohen me pjesën tjetër të botës për të parë fishekzjarrët në televizion. /os/
ATSH/