17/06/2021 , 2:10

1 Qershori, Kim: Një nga gjërat e mia të preferuara në Shqipëri, takimi me fëmijët

Sot në festën e fëmijëve, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se një nga gjërat e saj të preferuara në Shqipëri janë takimet me vogëlushët. Diplomatja shprehet se fëmijët na kujtojnë edhe përgjegjësinë e të rriturve për të dhënë më të mirën tani, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë se e kaluara.

“Një nga gjërat e mia të preferuara nga qëndrimi në Shqipëri janë takimet me fëmijët në mbarë vendin. Ata frymëzojnë shpresë dhe gëzim. Ata gjithashtu na kujtojnë edhe përgjegjësinë e të rriturve për të dhënë më të mirën tani, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë se e kaluara. Gëzuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve!”

Related Posts

Kategorite

BIoscalin