fbpx
NTV
No Result
View All Result
12/01/2021 , 20:19
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
12/01/2021 , 20:19
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Një vit pas tërmetit shumë fjalë dhe pak punë

Basha:Jam këtu për t’i dhënë forcë dhe për t’i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurve të tyre.

by Golemi
26/11/2020 , 13:30
0 0
Një vit pas tërmetit shumë fjalë dhe pak punë
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha në familjen e Bujar Çukës i cili në tërmetin e 26 nëntorit humbi djalin dhe bashkëshorten.

Jam këtu për t’i dhënë forcë dhe për t’i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurve të tyre, nënës dhe vëllait, bashkëshortes dhe djalit.Sikundër për t’i shprehur të gjithë ngushëllimet e mia dhe për t’i dhënë forcë gjithë shqiptarëve, që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit, sot një vit më parë.Jam i vetëdijshëm sepse vazhdimisht kam qenë në zonat e goditura nga tërmeti për vuajtjet, dhimbjet, në radhë të parë të atyre që humbën të dashurit e tyre, por edhe të qindra mijëra familjeve të tjera që iu shkatërrua pasuria e një jete, shtëpitë, banesat e tyre, vuajtjet të cilat për fat të keq vazhdojnë edhe sot që flasim, ku shumica dërrmuese e familjeve vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira.

Një pjesë e tyre akoma në çadra, një pjesë e tyre janë futur, janë detyruar të futen në shtëpi të pasigurta, njësoj si ato që shkaktuan tragjedinë e Thumanës ku rikthimi në dy pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme solli dhe humbjen e 24 jetëve.

Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Ata janë dyfish të kërcënuar nga pandemia për shkak të mungesës së elementëve bazë higjieno – sanitare, të ujit të rrjedhshëm.

Ndaj, sot bashkë me ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe me dëshirën për t’i dhënë forcë çdo kujt në emër të të gjithë shqiptarëve dua të shpreh edhe njëherë indinjatën që një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar.

Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe.

E di që kjo është një ditë shumë e trishtë për mijëra familje shqiptare, e di që e sotmja i gjen me një situatë të pandryshuar për disa muaj që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit. Kam qenë pranë tyre, i kam vizituar pranë rrënojave të shtëpive të tyre, brenda çadrave ku kanë kaluar dimrin e kaluar, verën dhe përsëri vjeshtën dhe dimrin që po vjen.

Dua t’ju them që e ndiej dhimbjen tuaj, ndiej revoltën tuaj. Do bëj gjithçka që mos t’ju zhgënjej dhe t’i japim fund një politike të fjalëve, të premtimeve të pambajtura dhe të keqpërdorimit të fatkeqësisë. Dhe do bëhemi të gjithë bashkë që ju të merrni atë që meritoni dhe që vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme, e cila ndjen dhimbjen me ju dhe bën gjithçka për ta lehtësuar këtë dhimbje përmes veprave dhe jo fjalëve boshe.’’

 

 

Tags: bashakryesore

Related Posts

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 421 qytetarë
Kronike

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 421 qytetarë

12/01/2021 , 14:43
Sot është dita e dytë e vaksinimit, Kryeministri Edi Rama për inspektim në ‘Air Albania’ bashkë me Ministren Ogerta Manastirliu:
Aktualitet

Sot është dita e dytë e vaksinimit, Kryeministri Edi Rama për inspektim në ‘Air Albania’ bashkë me Ministren Ogerta Manastirliu:

12/01/2021 , 12:01
Shkodër/ Qëlloi me armë ndaj një banese, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim
Kronike

Shkodër/ Qëlloi me armë ndaj një banese, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

12/01/2021 , 9:56

Recent Posts

  • Mevlani xheloz për Melisën: Më preku, më duket sikur…
  • Arjani “gozhdon” Atdheun: “Aktor i dështuar” – Takimi me Melisën i neveritshëm, nuk e prisja që…
  • E komentuan negativisht, Ana tregon për ndërhyrjen në buzë: Ishte vendim i momentit, por rezultati…
  • Lajçak: Për vazhdimin e dialogut duhet të presim një qeveri të re në Kosovë
  • Rëndohet situata epidemiologjike në Gjermani, Angela Merkel paralajmëron kufizime të ashpra anti-COVID

Kategorite

  • Aktualitet (1,074)
  • Bota (1,162)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (85)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (185)
  • Kronike (237)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (51)
  • Lifestyle (430)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (86)
  • OPINION (34)
  • Pinknews (598)
  • Politike (306)
  • Rajon (107)
  • REAGIM (69)
  • Shendeti (294)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (26)
  • Sociale (53)
  • Sport (263)
  • Videonews (252)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!