Aktualitet

1 vjeçari dhunohet në çerdhe, bashkëshorti i edukatores kërcënon prindërit

Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret .Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe ,shenja pickimi dhe më vonë i nxirë në krahë. Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indetifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte  aty, pasi edhe  prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.

“Është shumë i bardhë, sa e kap...”, 1

Denoncimi për dhunimin e fëmijës është referuar edhe në polici, por pa dhënë asnjë rezultat. Blerina Basha kërkon ndihmën e Fiksit për të dalë e drejta, por gjithashtu ajo tregon se bashkëshorti i edukatores që i ka dhunuar fëmijën i ka bërë presion për të tërhequr denoncimin. Qytetarja e pajisur me kamerë të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin. Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dhunonte ata.

Edukatorja  njëkohësisht edhe pronarja,  edhe pse në faj i flet keq duke i thënë “nuk e varëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë”.  Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nxira që ka fëmija në trup. Përveç kësaj edukatorja pranon se i shoqi i ka kërkuar qytetares të tërheqë denoncimin, dhe në fund i thotë ” nuk mbaron me kaq “.
Madje edhe ajo vetë kërcënon nënën e 1 vjeçarit  se nuk do ja fali kurrë  nëse nga denoncimi shkon në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version