NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 1:51
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 1:51
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

10 pika testimi në Tiranë, Manastirliu: Situata delikate, rrisim kapacitetet e testimit dhe gjurmimit

by Ballhysa
03/02/2021 , 14:01
10 pika testimi në Tiranë, Manastirliu: Situata delikate, rrisim kapacitetet e testimit dhe gjurmimit
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.8, ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 4 pika të reja në Qendra Shëndetësore në Tiranë, duke e çuar në 10 numrin e tyre dhe tashmë në këto pika do të kryhet edhe testimi me metodën klasike të PCR.
“Pasi vlerësuam ecurinë e gjashtë pikave të para të testimit në komunitet në Tiranë, përsa i përket kohës, por edhe situatës epidemiologjike mbi të gjitha, vendosëm që të shtojmë edhe katër pika të tjera. Pikërisht në qendrën shëndetësore nr.8, në Kamëz, në qendrën shëndetësore nr.1 dhe në qendrën shëndetësore nr. 3. Pra janë hapur 10 pika testimi në komunitet në Tiranë, ndërkohë që, në gjithë Shqipërinë janë 55 pika testimi të shpejtë”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije së në këto pika testimi do të përfshihen edhe testimi nëpërmjet metodës klasike të PCR, Manastirliu tha se një punë e madhe është duke u bërë përsa i përket kapjes së mutacioneve apo varianteve të reja të virusit.

“Ne kemi vendosur që në këto pika testimi të përfshijmë gjithashtu dhe testimin nëpërmjet PCR. Ky një element i shtuar përsa i përket punës dhe identifikimit të rasteve të dyshuara në territor. Por edhe punës që ne jemi duke bërë për kapjen e mutacioneve dhe varianteve të reja. Që është një pikë shumë e rëndësishme dhe për të cilën janë trajnuar i gjithë ekipi ynë i epidemiologëve. Ne jemi në bashkëpunim edhe me institutet homologe të ISHP për identifikimin dhe kapjen në kohë të varianteve të reja të COVID19”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se janë duke intensifikuar punën në laboratorin e ISHP si dhe jemi duke bashkëpunuar me institucione të tjera jashtë vendin për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

“Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re. Ndërkohë po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite, në Berlin. Dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino.

Manastirliu ka bërë thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura, pasi situate është delikate dhe kjo luftë fitohet vetëm me bashkëpunim me qytetarët.

“Ne jemi në një moment delikat. Pavarësisht se situata deri më tani është e kontrolluar, kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën dhe të mos kemi atë kujdesin që kemi pasur deri tani. Kjo është një luftë që fitohet nga të gjithë së bashku dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Ndaj nëse duam që virusi të mos përhapet me shpejtësi, duhet që të mbajmë maskën, duhet që të ruajmë distancën dhe të kemi higjienë maksimale. Të kombinuara këto me planin kombëtar të vaksinimit që po vazhdon me mjekët dhe infermierët në vijën e parë, do të mund të kemi në kontroll epideminë, por gjithmonë duhet bashkëpunimi I qytetarëve”, apeloi Manastirliu.

Informacion per pikat e testimit ne Tirane:
1- Qendra Shëndetësore “Qytet Studenti
– Q.SH. FARKË
– Q.SH. QYTET STUDENTI
– Q.SH PETRELË
– Q.SH BËRZHITË
– Q.SH BALDUSHK
– Q.SH SHKOZË
– Q.SH SAUK

2- QENDRA SHËNDETËSORE KODËR KAMZË
– Q.SH PASKUQAN
– Q.SH BATHORE
– Q.SH KODËR KAMZË
– Q.SH BËRXULL
– Q.SH VORË

3- QENDRA SHËNDETËSORE NR.10
– Q.SH NR.10
– Q.SH DAJT
– Q.SH ZALL HERR
– Q.SH ZALL BASTAR
– Q.SH SHËNGJERGJ

4- QENDRA SHËNDETËSORE NR.4 (PIKA E BRRAKËS)
– Q.SH NR.4
– Q.SH NR. 7

5- QENDRA SHËNDETËSORE NR.9
– Q.SH NR.5
– Q.SH NR.9

6- QENDRA SHËNDETËSORE NR.6
– Q.SH NR.6
– Q.SH KASHAR
– Q.SH NDROQ
– Q.SH SELITË
– Q.SH VAQARR
– Q.SH PEZË

7- QSH. KAMËZ
– Q.SH KAMËZ

8- QENDRA SHËNDETËSORE NR.1
– Q.SH NR.1
– Q.SH NR.2

9- QENDRA SHËNDETËSORE NR. 3 (PIKË TESTIMIT TEK Rr. 5 Maji)
– Q.SH NR. 3

10- QENDRA SHËNDETËSORE NR. 8
– Q.SH NR. 8

Tags: kryesoreOgerta Manastirliu

Related Posts

Hapet spitali Covid në Elbasan/ Kapaciteti është 81 shtretër, shtrohen 5 pacientët e parë
Aktualitet

Hapet spitali Covid në Elbasan/ Kapaciteti është 81 shtretër, shtrohen 5 pacientët e parë

24/02/2021 , 15:15
Vetëvrasja e 28-vjeçarit te spitali Covid/ Si përfundoi mesazhi në duart e medias para policisë
Aktualitet

Vetëvrasja e 28-vjeçarit te spitali Covid/ Si përfundoi mesazhi në duart e medias para policisë

24/02/2021 , 13:09
“Do martohesh për letra europiane”/ Si përfunduan prostituta 2 vajzat shqiptare pas mashtrimit
Aktualitet

“Do martohesh për letra europiane”/ Si përfunduan prostituta 2 vajzat shqiptare pas mashtrimit

24/02/2021 , 12:09

Recent Posts

  • Regjizori Ilir Butka merr titullin presigjoz si “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, ceremonia e dhënies së titullit të nderit, u zhvillua dje pasdite
  • Hungaria, vendi i parë në BE që përdor vaksinën kineze anti-Covid/ Orban: Do të vaksinohem me Sinopharm, kinezët e njohin më mirë virusin
  • “Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″! Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së
  • Bilanci në Kosovë – Rritet numri i të infektuarve, rezultojnë pozitiv 461 persona, ndërrojnë jetë tre të tjerë
  • BE – 75% e popullsisë mund të vaksinohet deri në Gusht

Kategorite

  • Aktualitet (1,921)
  • Bota (1,912)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (236)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (120)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (296)
  • Kronike (687)
  • kryesore (2)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (641)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,275)
  • Politike (885)
  • Rajon (172)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (429)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (388)
  • Videonews (364)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!