Politike

10 vjet në krye të vendit, dhe sa do qëndroni? Rama i përgjigjet pyetjes së gazetarit të BBC

 Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së sotme në Angli ka dhënë një intervistë për BBC Radio. teksa është pyetur nga prezantuesit se sa ka në plan që të qëndroj si kryeministër i vendit, Rama u shpreh se për sa kohë që të ketë zjarrin përbrenda vetes, nuk ka për tu ndalur. Po ashtu Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet që ka me ish-kryeministrin Boris Johnson si dhe kryeministrin e tanishëm Rishi Sunak.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Nuk di çfarë do të thonit lidhur me Kryeministrin britanik, Sunak, si ju duket marrëdhënia me të, krahasuar me paraardhësin e tij Boris Johnson?

Rama: Dëgjo, mos më ço aty, se nuk më takon mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sinqerisht. Më duhet të them që me Borisin kemi pasur një marrëdhënie të mirë miqësore dhe më vjen shumë keq për të. Do të doja të mos e kisha parë siç e pashë dje. Është vërtet një moment i vështirë për dikë që ka qenë në krye të politikës britanike. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për z. Sunak, nuk e kam takuar ende. Kemi pasur një bisedë mjaft të këndshme telefonike. Do kem një mendim timin pasi ta kem takuar.

Pyetje: Këtë shtator shënoni 10 vjet si drejtuesi i vendit tuaj, sa gjatë keni në plan të vazhdoni dhe cilat janë përparësitë e detyrës suaj?

Rama: Siç ju thashë, kam qenë shumë i frymëzuar nga laburizmi i ri. E kemi parë të funksionojë shumë mirë. Sa më shumë ndërlikohet bota, aq më shumë mendoj se përgjigjet e laburizmit të ri janë të duhurat dhe po e shohim këtë. Nga ana tjetër, gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem.

TRENDING

Exit mobile version