Politike

11 pikat që rekomandojmë për daljen nga kriza,Presidenti letër Manastirliut

Bazuar në diskutimet e zhvilluara me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, me qëllim të vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, po bëj publike letrën zyrtare, me propozime konkrete, që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.
Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.
Koha për të vepruar nuk pret më!

E nderuar zonja Ministre,

Presidenti i Republikës, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19, thirri një panel me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z. Albert Nikolla.

Çështjet për të cilat Presidenti kërkoi mendimin, vlerësimin dhe rekomandimin e panelistëve ishin:

1. Për rritjen alarmante të numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekshmërisë në popullatë gjatë muajve tetor-nëntor. Parashikimi për të ardhmen dhe masat parandaluese

dhe kuruese.

2. Për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi, në

përballimin e rasteve të reja. Ku duhet ndërhyrë me përparësi? Çfarë kërkohet?

Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. ëëë.president.al

3. Për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19. Vonesat në diagnozë, futja e testeve të

shpejta për zbulim, gjurmim, kontroll.

Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë COVID-19, po ju dërgojmë

propozimet, që mendojmë se duhet të merren në konsideratë nga ana juaj;

1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit

të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe

testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të

infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre

2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim

dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët

t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë

në Tiranë.

3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij

infeksioni në spitalet tona.

4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të

rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata

mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin

mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të

përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë

nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos

kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me

një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen

dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv. “Dëshmorët e Kombit”,

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën

epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete

të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të

nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të

sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave,

dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version