11 vite me pare, ndahet nga jeta i madhi PANAJOT PANOI! I madhi Pano u nda nga jeta ne SHBA, Jacksonville me 19 janar 2010, pas nje ataku ne zemer. Ai eshte nder figurat shume te medha te futbollit tone dhe padyshim futbollisti me i koutuar si me i madhi dhe futbollit tone. Futbollist superstar, superelitar, personaliteti me i madh i futbollit tone te fushes. Sulmues i kalibrit te larte, i gjitheaneshem, numer 10 i vertete. Lojtar qe mbante mbi shpine gjithe ekipin, nje lider i lindur, nje personazh qe ne fushe, bente me krahe te gjithe lojtaret e ekipit. Ka shume specialiste te huaj, dashamires se futbollit tone, qe e kane quajtur Panon, si Maradonen ose Pelene e futbollit shqiptar.
15 vite lavdije me Partizanin qe ne korrik 1960 deri me qershor 1975, kur u nda nga sporti aktiv. 210 ndeshje me fanellen e kuqe te Partizanit, ku shenoi 136 gola. 4 kampionate me Partizanin ne vitet 1961, 1962-1963,1963-1964, 1971, dhe 5 kupa te Shqiperise1961, 1963–64, 1965–66, 1967–68, 1969–70, 1972–73. Me 1970 del kampion i Ballkanit me Partizanin e madhe te Loro Boricit, pa harruar medaljet e argjenda ne Hanoi me 1963, ne turneun e skuadrave te Ushtrive. Pano po ashtu ka qene shtylla e ekipit kombetar shqiptar ne periudhen 02.06.1963 – 08.11.1973, ku veshi fanellen kuqezi per 28 ndeshje ku shenoi edhe 4 gola. Ndeshja e pare me kombtaren eshte ndaj Bullgarise me 02.06.1963, kurse e fundit miqesorja me Kinen ne Tirane me 08.11.1973, ku ai sigloi golin e barazimit 1-1. Por ne kujtese ka mbetur ndeshja e madhe Shqiperi-RFGJ 0-0, me 17.12.1967, e vlefshme per Euro1968, ku Pano me shoke eleminuan ekipin gjerman nga Europiani, me ate barazim historik. Pano mbahet mend ne ate ndeshje, per dyluftimet e medha me mbrojtesit gjerman Horst-Dieter Höttges, Willi Schulz dhe Wolfgang Weber, duke u bere nje hije e zeze per mbrojtjen gjermane.
Panajot Pano është padyshim emri më i madh i futbollit shqiptar ndër vite, i nderuar me çmime te medha si Mjeshtër i Madh, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, Urdhri Naim Frashëri i Klasit të tretë, të dytë e të parë dhe medalja urdhri i Meritës për 100 vjetorin e FIFA-s. Por, nderimin më të madh Panajot Pano e ka marrë më 6 mars, kur është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me titullin Nderi i Kombit, hera e parë që një futbollist merr një nderim të tillë. Panajot Pano ka qenë gjithashtu president nderi i Klubit Partizani si edhe president nderi i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nderimi per te ka qene i madh edhe nga figura sportive nga bota. Ne fund viteve 70te, Loro Borici ne nje ballkaniade i ftuar, pyetet nga ish ylli jugosllav Dragan Xhajic, sesi ishte Panoja i madh. Ndersa me 1990 ishte vete Franz Beckenbauer, i ardhur me Olympic Marselle, i cili pyeste stafin e Dinamos, se si ishte Panajot Pano duke shpresuar ne hotel Dajti nje takim me te. Pra figura e tij ishte shume e madhe edhe jashte Shqiperie fale klasit te tij.
Kujtime per Panajot Panon nder vite, nga personazhe te ndryshem:
Loro Borici (Mjeshter i Punes, Mjeshter i Merituar i Sportit): “Kur ke ne skuader futbolliste si Pano, te lehtesohet shume puna dhe me pak kujdes mund te arrish ne majat me te larta”.
Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy”.
Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon”.
Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): “Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve”.
Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): “Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi”.
Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): “Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit.”
Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i Panajot Panos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe”.
Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): “Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa”.
Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): “Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave”.
Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): “Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille “prodhim” brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai.
Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): “Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij”.
Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): “Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen “Une”, “une gjuajta”, “une pasova”, “une shenova”… Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin”.
Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): “Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet ‘stili Pano'”.
Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): “Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon”.
Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): “Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon”.
Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): “Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes”.
Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): “Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi”.
Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): “Pano mbetet nje ‘lepur’ i vjeter, sic themi ne ne Gjermani”.
I PERJETESHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ!