GREQI- Gruaja më e vjëtër në Greqi është vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur protothema.gr, e cila shkruan se 117-vjeçarja me emrin Eleftheria është gruaja e dytë më e vjetër në botë.
Dozen e parë në vaksinën së Pfizer/BioNTech ajo e ka marrë ditën e djeshme, ndërsa të dytën pritet që ta marrë pas 20 ditësh. Eleftheria ka deklaruar se mezi priste që të vaksinohej në mënyrë që të takontë dhe përqafonte fëmijët e saj. Deri tani Eleftheria nuk ka shfaqur asnjë efekt anësor.
Vaksinimi i popullsisë në Greqi nisi në 27 dhjetor. Fillimisht vaksinën e mari Kryeministri Kyriakos Mitsotakis së bashku me kabinetin e tij qeverisës në mënyrë që t’i tregonte popullsisë që vaksina është e sigurtë.