Ekonomi

120-vjetori i vdekjes së Naim Frashërit.

120-vjetori i vdekjes së Naim Frashërit
Përmes kartëmonedhës së qarkullimit me prerje 200 Lekë, sot përkujtojmë 120-vjetorin e vdekjes së Naim Frashërit, figura qendrore e Rilindjes Kombëtare.
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846, në Frashër të Përmetit dhe vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar në fushën e arsimit dhe kulturës shqiptare, ai mbetet poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore lidhet ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit.
Portreti i tij, simbol i periudhës së Rilindjes Kombëtare, pasqyrohet në kartëmonedhën e qarkullimit 200 Lekë, emetim i vitit 1996, rishtypur në vitet 2001, 2007, 2012 dhe së fundmi edhe në kartëmonedhën e re 200 Lekë prej polimeri, emetuar në vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version