Politike

14 maji/ “Bashkë fitojmë” nis sot zyrtarisht fushatën

Sot, koalicioni “Bashkë fitojmë” do të nisë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Në orën 12.00, në stadiumin “Air Albania”, liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit. • Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha, pasi Enkelejd Alibeaj me siglën dhe vulën e PD do të hyjë veç në garë), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut. • Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe. • Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.

 

TRENDING

Exit mobile version