Kosova

14 persona kanë humbur jetën dhe 519 raste të tjera janë regjistruar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 14 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 519 të tjerë. Ndërkohë që 926 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 29.430.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 43.324 raste pozitive, ndërsa 1,120 persona kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version