Connect with us

Pinknews

Jo vetem Shakira dhe Pique,ja ciftet shqiptare qe…

Published

on

Shakira dhe Pique janë ndarë për paratë. Çifti, që ishte ndër më të dashurit për publikut, i kanë dhënë fund martesës së tyre pikërisht për lekët.

Ndonëse të shumtë ishin hipotezat për një tradhti, duket se arsyeja paska qenë tërësisht monetare. Ish-kunati i këngëtares ka hedhur dritë për arsyet e vërteta të divorcit të famshëm. “Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Pique i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e saj apo edhe ajo vetë nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i kanë bashkuar kurrë paratë e tyre dhe e kanë mbajnë ekonominë familjare të ndarë në 50%.

Ndonëse se mund të duket si një arsye e pamjaftueshme, ndarja e tyre nuk është e vetmja. Edhe në Shqipëri ka pasur ndarje të bujshme pikërisht për paratë. Ndonëse në media kanë dalë me akuza, kundër akuza, apo kanë zgjedhur të heshtin, disa çifte shqiptare i kanë dhënë fund marrëdhënies pikërisht për shkake ekonomike, vetëm se duhet thënë se jo pikërisht nga mungesa e parave. Le të ri sjellim së bashku disa nga ndarjet më të bujshme shqiptare që si motiv kanë pasur paratë.

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

 

 

Për të gjithë ata që kanë jetuar vitet 2000, e dinë rëndësinë që kanë pasur ky çift në vendin tonë. Kompozitori dhe këngëtarja ishin një ndër çiftet më të njohur në vend, duke bashkëpunuar së bashku edhe në muzikë. U duk se pas largimit për në SHBA jeta e familjes do të rregullohej edhe më tej, por kjo nuk ndodhi. Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrëdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA. Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët.

Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në Neë York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.

Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliu

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha u nda nga e fejuara e tij pak ditë para dasmës së tyre. Lajmi për një ndarje të dhunshme, mori vëmendjen e mediave edhe në Turqi, duke specifikuar problemet që nisën prej parave dhe që përfunduan me dhunë. Madje sherri ka shkuar deri atje, sa që futbollisti i ka marrë të gjitha sendet dhe dhuratat ish-të fejuarës, duke e përzënë nga shtëpia.

Futbollisti dyshohet se ka rrahur të dashuren e tij Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, është i detyruar nga Gjykata t’i qëndrojë larg. Gjykata gjithashtu në vendimin e saj theksoi se nëse Berisha nuk zbaton vendimin, ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë. Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha.

Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm në kushte normale. Më tej për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku. Berisha i ka konfiskuar sendet e Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’i marrë sendet. Në peticionin për rojet e sigurisë së rezidencës së Berishës thuhet se ai ka dhënë udhëzime si “Mos e çoni Vllasaliun në asnjë vend”. Pala mbrojtëse ndër të tjera tha se: “Qëllimi i vetëm i klientit është të marrë sendet e tij private, madje edhe faturat, dhe të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me palën tjetër.

Megjithatë, ka shumë të ngjarë që klienti të ekspozohet sërish ndaj dhunës fizike. Përveç kësaj, ai përdor lloje të ndryshme të sharjeve dhe fjalimeve fyese ndaj avokatit.” Në peticionin ku pretendohej se Berisha ka kryer edhe veprën e “plaçkitjes” duke mos i dhënë sendet e Vllasalit, theksohej se Vllasaliu kishte bërë kallëzim ndaj Berishës. U kërkua që ndaj Berishës të niste një hetim dhe të jepej një urdhër ndalimi.Gjykata e Parë e Anadollit, nga ana tjetër, vendosi që Berisha të mos bëjë fjalë dhe sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje, poshtërime dhe poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave’. Gjithashtu nga gjykata u vendos që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Historia e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës është e denjë për një skenar filmi. Lidhja e tyre u publikua kur të dy u arrestuan në Morinë me armë dhe deri më tani që mbërrin lajmi për ndarjen e tyre, të dy janë përfshirë në një skandal borxhi. Por në mes të këtyre ndodhive, ka plot dinamika mes këngëtares dhe biznesmenit. Këngëtarja kosovare i ka dhënë fund historisë me Fisnikun, pas gati 2 vitesh që frekuentoheshin bashkë.

E mesa duket ndarja mes tyre ka qenë konfliktuale, duke shkëputur çdo kontakt nga njëri-tjetri. Madje ish-çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu historisë së tyre në mënyrën më të keqe të mundshme. Raportohet se Fisniku dhe Fjolla kanë pasur një ndarje me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë.

Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati. Dasëm kjo jo e vlefshme, pasi këngëtarja në atë kohë ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa biznesmeni ende i martuar me bashkëshorten e tij.  Por gati 1 vit nga momentet romantike, publikohet lajmi se ata ende nuk i kishin paguar paratë e udhëtimit, që ishin plot 23 mijë euro. Fjolla menjëherë reagoi duke u shprehur se mediat duhet të pyesnin Fisnikun, pasi nuk dinte asgjë rreth kësaj teme, ndërsa ish-partneri i saj tha se e gjitha ishte një shantazh për të.

“Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën.

Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet”, u shpreh Syla. Por duket se konflikti për skandalin e borxhit ka qenë i fundit mes tij dhe këngëtares kosovare, që kanë nisur nga problemet qëkur për Fjollën mbaroi kalvari i problemeve me drejtësinë. Sapo ajo u lirua nga akuzat, nisën edhe konfliktet me partnerin e saj, duke çuar në debate të ashpra, që sollën edhe ndarjen konfliktuale të tyre.

Në daljet e saj publike, artisja nuk e ka pranuar ndarjen, duke u shprehur se nuk ka pse të tregojë. Ndërkaq Fisniku i është rikthyer jetës së tij në Belgjikë, pasi në vendin tonë mbeti i përfshirë në disa skandale. Më tej në media qarkulloi lajmi edhe për mashtrimin që ai kishte bërë me 2 makina, ku një prej të cilave ia kishte dhuruar këngëtares. Por duket që edhe këtë dhuratë ia ka marrë mbrapsht, duke e lënë Fjollën të zhgënjyer, përveç se edhe në këmbë./balkanweb

NTV Televizion

Pinknews

Aktori i ‘Portokallis’ mesazh prekës për vdekjen e shqiptarit në New York

Published

on

By

Shumë miq të aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën bashkë me bashkëshorten e tij pasi u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit në Bronx, shprehën ngushëllimet me mesazhe prekëse lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në New York.

Një nga këta miq është edhe aktori i njohur i humorit Irgen Çela, i cili në një postim në Instagram shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin dhe pasionin që ndanin për aktrimin.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjithë ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan Çela.

Continue Reading

Pinknews

Selena merr vendimin e papritur, largohet nga…

Published

on

By

Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywood-it.

Këngëtarja/aktorja zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” e bëri zbulimin në episodin e së premtes në podkastin video TaTaTu “Giving Back Generation”.

“Shpresoj të jem e martuar dhe të jem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, të cilat gjithashtu janë mikesha e saj prej kohësh.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem”.

Krijuesja e hitit “Same Old Love” vazhdoi të zbulojë se si duke parë gjysmëmotrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur e bëri atë të sigurt se dëshiron të bëhet prind.

“Ajo i vendos gjërat në perspektivë,” tha Gomez për motrën e saj. “Në thelb duhet ta shikoj këtë person të vogël të rritet në qenie njerëzore. Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam”.

“Është kaq shpërblyese të shohësh se jeta ishte kaq e thjeshtë në një moment,” shtoi ajo. “Dua ta shijoj jetën ashtu siç e shijon ajo jetën”.

Nuk është hera e parë që këngëtarja e “Ice Cream” flet për planet për të pasur familje.

Gjatë një paraqitjeje në qershor në podkastin e The Hollywood Reporter, Gomez tha se lëvizja e saj nga Teksasi në Hollywood e bëri atë që të kishte fëmijë në fund.

“Unë do të kisha katër fëmijë, me siguri,” tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja. Dhe nuk ka asgjë të keqe me jetën që do të kisha bërë”.

“Thjesht e di se kjo nuk është rruga ime dhe jam vërtet mirënjohëse që kisha nënën time që të më jepte atë mundësi për të qenë ajo që dua të jem”, shtoi ajo.

Continue Reading

Pinknews

Azet ‘çmendurisht’ i dashuruar pas Dua Lipës

Published

on

By

Dje Azeti performoi në Sunny Hill Festival.

Ai bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të tij “KMN” elektrizuan turmën e të pranishmëve.

Në festival, për ta shijuar pa performuar ishte Dua.

Duket se reperi është “dashuruar” në këngëtaren.

Në foton e përbashkët, ai ka shkruar në gjermanisht se është i “zënë”, apo në anglisht “taken”, shoqëruar me emojit me zemra dhe dry, tipike të çifteve.

Dua shihet duke bërë shenjën identifikuese të grupit KMN, teksa me humor, miku i tij Zuna, i ka uruar “vetëm më të mirat për të [Azetin]”, një urim tipik ky për çifte.

Ehh! S’ka faj Azeti.

Continue Reading

Pinknews

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kim dhe Pete

Published

on

By

Diferenca në moshë e Kim Kardashian dhe Pete Davidson bëri që ata të ndaheshin në fillim të kësaj jave, thonë burimet ekskluzivisht për Page Six.

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, thotë burimi i brendshëm.

“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment”, shton burimi. “Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”

Burimi na thotë gjithashtu se Kardashian – e cila drejton biznese të shumta dhe yje në një reality show – ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.

Ylli i “Kardashians” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar me ish- Kanye West, e cila shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me alumin “SNL”.

Continue Reading

Pinknews

Chiara rrëfen njohjen me Fedez: Ishim të lidhur por jo të lumtur

Published

on

By

Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez.

Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015.

Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune:

“Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”.

Megjithatë, ishte kënga e famshme ‘Vorrei ma non posto’, e shkruar nga Fedez në vitin 2016 që u bë një hit i vërtetë. Një varg i saj thotë “Qeni i Chiara Ferragni-t ka një papijon Vuitton” dhe kjo ngjalli menjëherë një reagim nga blogerja:

“Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”.

Që nga ai moment, të dy filluan të komunikonin në rrjetet sociale gjithmonë të lidhur me këngën e famshme, e cila tashmë është bërë simbol i dashurisë së tyre. Interesimi i Chiara Ferragni-t për Fedez-in rritej gjithnjë e më shumë. Për më tepër, axhendat e tyre nuk dukej se përputheshin kurrë për shkak të angazhimeve të punës:

“Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të”.

Top Albania Radio shkruan se takimi i parë u zhvillua në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët:

“Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit”.

Pas atij takimi të parë influencuesja fluturoi drejt New York për ‘Javën e modës’, por gjithsesi vazhduan të shkruanin me njëri-tjetrin teksa u publikuan edhe fotot e para të të dyve bashkë. Por marrëdhënia u bë më intime me kalimin e kohës, siç u zbulua nga Fedez.

“Ferry dhe unë po prisnim të bënim hapin e madh. Fakti është se ne nuk mund ta bënim sepse unë shkova në një mision me UNICEF dhe më zbuluan këtë sëmundje. Kështu që gjatë gjithë javës ne thjesht folëm nuk u takuam”.

Më pas dyshja e njohur u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Leone. Më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindër të një vjaze, Vittoria, në 2021.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING