Aktualitet

150 mijë euro mallra të kontrabanduara, në pranga administratori

Ditën e sotme në Tiranë janë sekuestruar mallra të kontrabanduar me vlerë 150 mijë euro. Mallrat ishin të magazinuar në Tiranë në një subjekt të paregjistruar në organet tatimore.

Si rezultat i operacionin policor “Best cargo” u vu në pranga administratori dhe magazinieri i këtij subjekti, si dhe një një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Best cargo”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version