Politike

Samiti/ Nis protesta e PD…vetëm disa qindra militantë në Bulevard

Në këtë ditë historike për Tiranën kur do të mblidhen liderët europianë, Sali Berisha thërret protestë ndonëse kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Ish kryeministri nuk është tërhequr nga masat e marra në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe ka shpërfillur faktin që autoritetet i kanë refuzuar lejen për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë. Protesta e thirrur nga kreu i ‘Rithemelimit’ do të nisë nga ish hotel Dajti ku do të mblidhen fillimisht protestuesit të mbërritur nga rrethet. Ajo që vihet re është se ka një braktisje nga qytetarët për këtë protestë. Pranë Selisë së PD por edhe në Bulevard ka vetëm disa qindra militantë të mbledhur.

Sipas Berishës, qëllimi është që Europa të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe pretendon se nuk do të ketë asnjë episod dhune, pra do të jetë paqësore

“Jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të përbetuar kundër vlerave evropiane, Ramës dhe regjimit të tij. S’do fshehim asgjë, ne dalim më datë 6 për ti thënë Evropës se ky s’përfaqëson asnjë opozitë por as popullin”, tha Berisha në një dalje publike.

Protestës që është paralajmëruar se do të nisë rreth orës 12:00 i është bashkuar edhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Kreu i partisë së Lirisë u nis drejt selisë së PD ku u bashkua me protestuesit e mbledhur. Mbrëmjen e kaluar bëri një postim në rrjete sociale bashkë me moton: “Bashkohu edhe ti! Për një Shqipëri si gjithë Europa!” Edhe vetë Berisha postoi një fotografi nga protestat e shkuara dhe shkroi: “Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar.”

Berisha-Meta braktisen ngaq qytetarët! Vetëm disa qindra militantë në Bulevard

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë

“Ne duam demokraci, nuk duam stabilitokraci”. “Shqiparët popull i gomoneve, Edi Rama njeriu i Charter-ave”. Këto janë disa prej pankartave të përdorura nga protestuesit që kanë nisur marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestuesit e thirrur nga Berisha nuk kanë shpalosur pankarta të shumta para ministrisë së Brendshme nga ku ndodhen në pritje për të nisur marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në një prej pankartave, shkruhet: Kongresi i Berlinit nuk njohu shqiptarët. Samiti i Berlinit të na kërkojë falje!

 

 

TRENDING

Exit mobile version