Kronike

20-vjeçari kërcënon punonjësen e supermarketit me thikë, vjedh paratë

Një i ri në Korçë, ka kërcënuar me thikë punonjësen në një supermarket dhe ka marrë 100 mijë lekë. 20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndonëse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar. Grabitja ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen nr. 4 në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

TRENDING

Exit mobile version