Aktualitet

200 makina u bllokuan, zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Teksa dje rreth 200 automjete u bllokuan në këtë aks, për shkak të reshjeve të dendura të borës, duke bërë të pamundur lëvizjen e tyre, sot situata duket më e qetë.

Reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës janë ndërprerë, por temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen në rrugë, për shkak të ngrirjes së borës.

Ndërkohë, shumë fshatra ndodhen të bllokuar pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët. Aktualisht në Kalanë e Dodës trashësia e dëborës shkon deri në 40 cm.

TRENDING

Exit mobile version