NTV
No Result
View All Result
06/03/2021 , 18:23
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
06/03/2021 , 18:23
NTV
No Result
View All Result
Home Lifestyle

2021, një vit shpresëplotë

by Kasaj
06/02/2021 , 14:43
2021, një vit shpresëplotë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky fillim shkurti na tregon se kaloi edhe një muaj nga Viti i Ri 2021. Të gjithë ne e kemi pritur këtë vit të ri me një padurim i cili më shumë se asnjëherë tjetër kishte të bënte me harresën që duam të kemi ndaj vitit 2020. Për të gjithë ne, ky vit të cilin sapo e kemi prekur, duket se është shpresëplotë se do të jetë viti i ndryshimeve thelbësore dhe pse të mos e quajmë “viti i shpresës”, pasi vaksina “Covid 19” e zbuluar së fundmi ka filluar të përdoret në masë në një pjesë të madhe të botës. Njerëzimi ka filluar të guxojë të ëndërrojë dhe të shpresojë për rikthim tek jeta normale e dikurshme. 2021 me siguri do jetë viti i ringritjes dhe rindërtimit. E sigurt që 2021 do të mbahet mend si viti kur Bashkimi Europian i tha lamtumirë Britanisë së Madhe, ku Donald Trump i tha lamtumirë Shtëpisë së Bardhë dhe shpresojmë që ti themi edhe lamtumirë virusit që ka dominuar mënyrën e jetesës sonë gjatë 12 muajve të fundit. Lamtumira ndaj Covid -19 duket se është ajo më e bukura që njerëzimi mund të thotë në këtë vit. Joe Biden dhe Kamela Harris premtuan në fushatë e tyre “Build Back Better”. Me “Better” me siguri ata kanë dashur të nënkuptojnë “Ndryshe”. Pas kësaj pandemie do të dalin mundësi që deri më sot nuk i mendonim ose i nënvlerësonim. Brezat e ardhshëm do të zbulojnë shtigje të reja.

Realiteti i ri

Situata e sotme ka një influencë të jashtëzakonshme në identitetin tonë si individë. Kjo pandemi na ka detyruar të mendojmë më thellë për çdo gjë që ndodh rreth nesh. Është fare e qartë se në momente krizash ndodhin ndryshime dhe është më e thjeshtë të pranohen nga njerëzimi. Le te marrim si shembull digjitalizimin. Patjetër që të gjithë e kishim të qartë se sa i rëndësishëm ishte digjitalizimi, por nga situata e krijuar u detyruam ta përshpejtojmë këtë proces. Platoni kishte të drejtë kur thoshte “nevoja është mamaja e inovacionit”.

Periudha që ne po jetojmë sot është një nga periudhat më interesante të njerëzimit. Transformohu, ndrysho, mbijeto apo zhduku. Kur ke një ide, je në rregull, kur nuk ke, je i pavlerë. Në botën e sotme jeta po mbizotërohet nga shpejtësia e përshtatjes. Printerat 3D sot nuk i kemi në shtëpi, por e ardhmja do të na e sjellë edhe këtë. Atëherë dhe logjistika globale do të ndryshojë plotësisht. Sot janë shumë të paktë ata që e kujtojnë kompaninë “Lycos” të krijuar nga belgu, Robert Cailliau në vitin 1993, që bëri revolucion në internet duke hapur “webin” për publikun. Sot të gjithë flasin për “google” (96%), “bing” (3%) apo “yahoo” (0.5%) dhe bota e komunikimit, kërkimit apo reklamës nuk imagjinohet më pa ato. Sot, në njëfarë mënyre jemi bërë si astronautë, pasi vetëm astronautët mund të flasin për eksperiencat e tyre të izolimit total. Dhomat e reja të izolimit, sot quhen “zoom”, “webex”, “teams” etj. Pjesëmarrësit në këto platforma me apo pa kënaqësi janë çuditërisht të bindur dhe ngrenë dorën për të thënë diçka apo kur nuk kanë interes e kanë fare të thjeshtë, të fshihen në qetësinë e pjesëmarrjes. Pjesa emocionale është minimizuar apo zhdukur fare ndërkohë kapitalizmi po zhvillohet. Me siguri që për mbesat apo nipërit tanë, që nesër do të udhëtojnë nëpër planete të reja, do të jetë e vështirë ta imagjinojnë dhe kuptojnë këtë periudhë pandemike që ne përjetojmë sot.

Nga ana tjetër, njerëzit, dalin shumë shpejt në konkluzione. Çdo ditë dëgjojmë se mënyra se si po jetojmë sot është “realiteti i ri”. Konkluzion i pabazuar në argumente, pasi askush nuk është në gjendje të parashikojë se çfarë do na sjellë e ardhmja. E ardhmja është gjithmonë ndryshe dhe nuk ka garanci parashikimi. Askush nuk mund ta thotë sot se kush do të mbajë timonin në të ardhmen?! Të japësh komente për diçka është fare e thjeshtë, të japësh rrugëzgjidhje do njohuri, ta zbatosh në praktikë do eksperiencë.

Viti 2021, do të jetë viti i tranzicionit dhe shoqëria do ti hedhë sytë nga e ardhmja për ta projektuar atë. Gjatë kësaj periudhe krize jo çdo gjë ishte negative. Patëm mundësinë që të mendojmë më gjatë dhe më me qetësi për të ardhmen. Kompanitë do të riorganizohen. Produktet e domosdoshme të jetës do të prodhohen sa më afër tregut konsumator në mënyrë që edhe lëvrimi i tyre të jetë sa më i sigurt dhe i shpejtë. Teoria “just in time” do të kthehet në “just in case”. Qeveritë e panë qartë se prodhimet farmaceutike janë po aq të rëndësishme sa dhe ato bujqësore apo blegtorale.

Tashmë detyra i mbetet brezave të ardhshëm. Në rini je në periudhën e “serendipity” dhe pa e menduar fare do të thërrasësh “eureka”. Rinia është guximtare dhe ka fantazi, kurajo dhe energji për të realizuar ndryshimin. Elementët që do të marrin përparësi janë: riformatimi i sektorit publik, modernizimi i politikave sociale, rishkollimi i popullsisë dhe ndërtimi i një infrastrukture të re digjitale. Me gjithë këto elementë, jeta do të marrë impulse të reja.

Related Posts

Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë
Lifestyle

Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

06/03/2021 , 14:39
“Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit
Lifestyle

“Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit

06/03/2021 , 14:30
Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve (VIDEO)
Lifestyle

Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve (VIDEO)

06/03/2021 , 13:23

Recent Posts

  • OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj
  • Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë
  • “Atdheu e bëri të madhe kot, Sara do të hakmerret”, gazetarët komentojnë ngjarjen e bujshme: Është bërë si telenovela e “Pablo Escobar” me…
  • Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,067)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,543)
  • Politike (1,090)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!