Politike

21 Janari/ Avokati: Sapo të thirremi, do të dorëzojmë video-regjistrimin në SPAK

Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK video-regjistrimin e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar. Teksa kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit dhe urdhëroi SPAK që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”, avokati Beqiri tha se sapo të thirren do ta dorëzojnë video-regjistrimin.

Ai shtoi se më parë SPAK nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi video-regjistrimin

“Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi”, tha Beqiri.

Më parë, Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës kishte bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje, por Prokuroria e ka dërguar kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë, por GJKKO e rrëzoi.

TRENDING

Exit mobile version