Kronike

21-vjeçari përplasi për vdekje të moshuarin, dëshmitari: Udhëtonte me shpejtësi skëterrë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tapi në qytetin e Kuçovës. Një automjet, tip Mercedes Benz,me targa AB 518 KX ka përplasur në qendrën të fshatit 69-vjeçarin Veiz Plaku, që po qarkullonte në anë të rrugës së fshatit me biçikletë.

Edhe pse Plaku është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit të Kuçovës, ai ka gjetur vdekjen gjatë rrugës, për shkak të plagëve të marra në kokë.

Pas përplasjet, mjeti ka fluturuar në anën tjetër të rrugës, duke thyer betonin anësor të rrugës dhe duke përfunduar në kanalin anësor. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi skëterrë në momentin e aksidentit, kjo e konfirmuar edhe nga dëshmitarët në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit,21-vjeçari Fabion Arapi, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kuçovës, është shoqëruar nga policia.

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version