Politike

24 vite pa Azemin/ Berisha: Studentët të ngrihen në…

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit ‘Heroit të Demokracisë’, aty ku u pushkatua 24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha, i cili përpara mediave u shpreh se figura e Hajdarit në këtë moment është frymëzuese, pasi sipas tij, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria është sërish në diktaturë dhe monizëm.

Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen ashtu si në vitet ’90 për rrëzimin e regjimit komunist, por këtë herë për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste.

“Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dinjitete njerëzor dhe kombëtar, u ndeshen me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit, apo disidence ishte e barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale. Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeve e cila në një akt kohor 3-ditor solli kryqëzimin e rrëzimit dhe nisjen e pluralizmin. Azem Hajdari me shokët e tij ndanë sistemin diktatorial nga ai i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kolonelë të regjimit. Por, ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Ne vendosim kurora ki ra Hajdari dhe Çerja, për të nderuar atë, pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, dhe rikthyer kështu monizmin e plotë. Ndaj, vepra e Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm mbi protesta dhe demonstrata”, tha Berisha.]

Më pas, Berisha dhe familja vijuan homazhet te “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në Tiranë në moshën 35-vjeçare. Deputet, dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ai çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe në vendosjen e pluralizmit politik.

Ilir Meta në homazhet për Azem Hajdarin: Sot më shumë se kurrë duhet të na frymëzojë, Edi Rama po rrezikon ekzistencën e kombit

I pranishëm në homazhet për Azem Hajdarin ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, e se sot duhet të bëhet frymëzim për të përmbysur qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas Metës po kërcënon ekzistencën e kombit tonë.“Guximtar i jashtëzakonshëm, lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë në përmbysjen e regjimit falë protestës së studentëve dhe qytetarëve shqiptarë. Ky homazh ka rëndësi më të madhe so sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Kjo dallohet edhe nga numri më i ulët i nxënësve këtë vit. Degradim i vlerave të demokracisë, kërcënim i shtetit tonë. Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë që sistemi i vlerave dhe llogaridhënies të vazhdojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.

Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë

Në homazhet për Azem Hajdarin e pranishme ishte edhe e bija, Rudina Hajdari. Ajo tha se Azem Hajdari ishte një ndër figurat më të pastra që i shërbyen Shqipërisë, ndërsa ftoi të rinjtë që të ndjekin shembullin e kryengritjes.

“Revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Do të mbetet një nga figurat më të pastra e modelet më të mira shoqërore që i shërbeu Shqipërisë. Edhe pasi e sollën pluralizmin erdhi, ai nuk i ndryshoi parimet. Azemi është personi që në vitin ’90 si student u çua për të sjellë ndryshimin. Për këtë, mesazhi im është për të rinjtë që duan ta çojnë jetën në Shqipëri. Hajde të çohemi në beteja për më shumë liri, drejtësi, meritokraci”, u shpreh Hajdari.

TRENDING

Exit mobile version