Politike

PD zgjedh në 29 korrik kryetarin e ri, tkurret lista e anëtarësisë

U zhvillua sot mbledhja e Komisionit Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Pas mbledhjes, Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm. Mbledhja ishte kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.

Brenda PD-së ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e PD-së i mori vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në përditësim…

‘Sherri’ për vulën, Gjana: E mban arkivi e protokolli i partisë jo Sekretari i Përgjithshëm! Duhet të prodhonim një tjetër

Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.

“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep .Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.

TRENDING

Exit mobile version