Kronike

Tjetër ZJARR i qëllimshëm/ Flakët “pushtojnë” pikën e grumbullimit të automjeteve në Vlorë

Një zjarr ka rënë në një pikë grumbullimi automjetesh në Vlorë. Mësohet se flakët janë ndezur pranë lagjes “Kushtrimi” në qytetin bregdetar, teksa sipas burimeve janë djegur edhe disa automjete. Në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version