Kronike

Tentoi të vrasë me kosë babain e tij, në pranga djali

Një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë me mjet prerës babain e tij. Shtetasi B.SH., me probleme të shëndetit mendor fillimisht e ka dhunuar fizikisht babain e tij dhe më pas e ka goditur me (kosore).

Fatmirësisht 56-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Tentoi të vriste me mjet prerës (kosore) babanë e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, shtetasi B. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TRENDING

Exit mobile version