Aktualitet

3 METRA/ Peshkaqeni del në bregdetin e Vlorës

Një peshkaqen i ngordhur ka dal në breg në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë. Peshkaqeni ka qenë i ngordhur në momentin që është vërejtur nga kalimtarët e rastit. Gjatësia e tij shkon deri në 3 metra. Në trupin e grabitqarit të detit nuk janë vërejtur lëndime dhe nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt ngordhjes. Kalimtarët kanë lajmëruar ambientalistët e qytetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura, e cila e ka hequr peshkaqenin nga zona. Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes.

TRENDING

Exit mobile version