Kronike

30 minuta ndjekje, policia kap dy të rinjtë që u arratisën me makinën e vjedhur

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet teksa kapin dy persona, që kanë vjedhur një mjet në Vlorë. Shtetasi që ishte në timon, Arben Zanaj dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer, vodhën automjetin në “Plazhin e Ri” në Vlorë.

Reagimi në kohë i uniformave blu, bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje të dy të rinjve që kishin vjedhur automjetin. Mjeti në pronësi të shtetasit S. G., ishte vjedhur në një lavazh.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zanaj 22-vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17-vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Reagimi në kohë i shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e një automjeti. Vodhën një automjet në “Plazhin e Ri”, në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur automjetin.

Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazhit të Ri”, Vlorë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

TRENDING

Exit mobile version