Kosova

36 orë Serbia zhduket/ Mesazhet e SHBA-së dhe Britanisë, dridhet Vuçiç

“Republika e Kosovës, ka filluar vrullshëm të forcojë Ushtrinë. Kështu, pas blerjes së dronëve Bajraktarë nga Turqia, dhe raketave Javelin nga Amerika, Kosova ka arritur edhe një marrëveshje tjetër ushtarake me Turqinë” – Kështu ka deklaruar ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, teksa për faktin ka reaguar disa herë radhazi presidenti i Serbisë, i cili ka deklaruar se edhe Serbia do të armatoset.

Armatimin e ushtrisë dhe reagimin e Aleksandër Vuçiçit, e ka komentuar edhe veprimtari i LDK-së Halil Geci, sipas të cilit, mesazhi I Amerikës e ka bërë Serbinë të dridhet

“Mesazhet e Amerikës që Serbia i mori përmes ambasadorit të SHBA, Kristofer Hill, duke i tërhequr vëmendjen Vuçiçit se Kongresi Amerikan do ta furnizojë Kosovën me raketa ‘Javelin’, nënkuptojnë që në qoftë se tenton ta pushtojë Kosovën me ushtri të rregullt, Serbinë do ta zhdukim për 36 orë”  –  theksoi Geci

Ai gjithashtu përmendi edhe deklaratën e kryeministrit të Britanisë, që sipas tij, i bëri me dije Serbisë se sulmi në Banjskë ishte më tepër se sulm terrorist.

“Mesazhet tregojnë se SHBA dhe Britania duan politikanë të vendosur në Kosovë, dhe jo siç kanë qënë deri tani, hajna, servilë dhe të shitur te Serbia. Këtë mesazh e ka kuptuar edhe Shqipëria. Duket se Kurti e Osmani morën pavdekësinë e dy botëve sipas vizionit apo këndvështrimit tim…”  –  potencoi Geci

Pas lajmeve për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës, tashmë Serbia ka thënë se do shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim.

 “Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojë menjëherë për blerjen e armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar. Kur të bëhet kjo,do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”   –  deklaroi presidenti Aleksandër Vuçiç

Duke folur për vendimin e SHBA-së për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vuçic tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.

TRENDING

Exit mobile version