NTV
No Result
View All Result
05/03/2021 , 14:11
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
05/03/2021 , 14:11
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Pse u përdor borxhi?! Ndër 6 vendet e para në Europë për rritjen e tij në 9-mujor, e fundit për ndihmën

by Ballhysa
26/01/2021 , 12:24
Pse u përdor borxhi?! Ndër 6 vendet e para në Europë për rritjen e tij në 9-mujor, e fundit për ndihmën
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për 9-mujorin e 2020-s, Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13.6 pikë përqindje, (pp) duke e çuar atë në 79.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të shtatorit, nga 63.3% që u mbyll viti 2019, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Europian.

Me këto ritme të larta, Shqipëria rezulton e gjashta në Europë për ritmet e rritjes së borxhit publik gjatë periudhës së pandemisë, pas Qipros (19.3 pp), Belgjikës (16 pp), Francës (15.9pp), Spanjës (14.7 pp) dhe Italisë (13.6%), sipas të dhënave nga Komisioni Europian dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, vendi ynë u rendit i dhjeti në Europë për borxhin dhe i pari në rajon, duke ia kaluar Malit të Zi që deri përpara krizës së Covid kishte huamarrje më të lart.

Në 9 muajt e krizës, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 pikë përqindje, Maqedonia e Veriut me 11.5 pp, Mali i Zi me 1.6pp, Bosnja me 5.5pp dhe Kosova me 2.4pp.

Por, ndonëse Shqipëria e ka rritur për të njëjtën periudhë borxhin me 13.6 pikë përqindje, më shumë se gjithë rajoni, mbështetja direkte dhe indirekte që ka dhënë qeveria shqiptare për ekonominë ka qenë më e ulëta. Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetja direkte buxhetore e Shqipërisë është 1.2% e PBB-së, më e ulëta në rajon (4.3% e PBB-së është mesatarja e Ballkanit Perëndimor) dhe Europë.

Mbështetjen më të lartë direkte buxhetore e dha Mali i Zi, me 8% të PBB-së, Serbia dhe Kosova me 5.6% të PBB-së, Bosnja 5.2%, Maqedonia 2%. Në shtetet e tjera të Europës, mbështetja direkte ka arritur deri në 8% të PBB-së (shih grafikët në fund).

Edhe për mbështetjen totale (direkte dhe indirekte nga buxheti), Shqipëria sërish renditet e fundit në rajon dhe Europë, me 2.9% të PBB-së.

FMN thotë në raportin e fundit se, duke pasur parasysh borxhin e lartë publik të Shqipërisë, paketat mbështetëse për të përballuar situatën e Covid-19 ishin më të ulëta se ato të vendeve në zhvillim dhe Ballkanit Perëndimor.

Për çfarë u përdor borxhi?!

Rritja e fortë e borxhit erdhi për shkak të emetimit të eurobondit në qershor 2020 prej 650 milionë eurosh, nga e cila 200 milionë euro ishte rifinancim dhe pjesa tjetër për mbështetje buxhetore. Rreth 400 milionë euro kishin qëllim të përdoreshin pikërisht për mbështetje buxhetore, me qëllim mbulimin e deficitit buxhetor. Pandemia krijoi një thellim drastik të deficitit buxhetor, sidomos për shkak të të ardhurave të munguara. Në 11 muajt e këtij viti, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 310 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në kuadrin e ri makro parashikohet që deficiti buxhetor për vitin 2020 të arrijë në 6.7% të PBB-së.

Ndërkohë borxhi raportohet bruto, dhe një pjesë e eurobondit nuk është përdorur ende, duke mbetur e disponueshme në llogarinë e thesarit për të financuar deficitin e vitit 2021, pasi qeveria mori më shumë borxh sesa i duhej për vitin 2020.

Rënia e PBB-së është një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së. Për 9-mujorin, ekonomia ka rënë me 5.5%, sipas INSTAT, çka e ka ulur PBB-në me rreth 750 mln euro në krahasim me fundin e 2019-s.

Stringa: Ishim keq që përpara krizës

“Ndikimi në borxhin publik si përqindje e PBB-së është funksion dhe variabël i ndjeshmërisë dhe ndikimit të krizës dhe mungesës së fleksibilitetit të financave publike, në kushtet e nevojës për rritje të stimulit, pikërisht kur ke më pak mundësi”, thotë Azmi Stringa, pedagog i financave publike dhe ekspert i çështjeve financiare.

E thënë kjo, “Parimi ishte që rrit stimulin edhe pse sjell borxh sepse ul ndikimin negativ në ekonomi dhe shpejton rimëkëmbjen, çka ul ndikimin në borxhin publik si përqindje si sot, ashtu dhe në afat të mesëm. Në kushtet kur je i papërgatitur nga financat publike, s’ke hapësira sepse ke pasur një sjellje agresive në kohë paqe, por edhe s’ke lënë e krijuar hapësira korrigjuese kur të duhen, atëherë nuk ke mundësi për të rritur paketën mbështetëse. Siç edhe ndodhi. Nga ana tjetër, ekonomia është e brishtë sepse problemet strukturale si p.sh. informaliteti, rrisin ndjeshmërinë ndaj krizës.

Po kështu, mekanizmat e transmesionit të stimulit fiskal në një ekonomi pa reforma dhe me probleme strukturale, e bënë edhe më të vështirë situatën. E kështu, megjithëse dhe me pak lekë (jo se qeveria nuk donte por nuk kishte mundësi), u prekëm më keq. Të gjitha bashkë flasin për sa keq ishim para krizës si në ekonomi, si në financa publike, si në mekanizma transmetimi dhe strukturë financiare.”, thotë Stringa

Tags: Borxhi Publikkryesore

Related Posts

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022
Ekonomi

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

05/03/2021 , 10:45
Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar
Ekonomi

Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar

05/03/2021 , 9:05
Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar
Ekonomi

Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar

04/03/2021 , 14:38

Recent Posts

  • “Plan për ndaljen e hemoragjisë kombëtare”, kandidatja e LSI Grisejda Myslimi: Mandati i dytë i LSI në Vlorë i padiskutueshëm, punojmë për …
  • Para se të bëhej Tayna, kur jetonte me shoqet studente… Reperja rrëfen detaje që s’i dinim më herët nga jeta e saj
  • Presidenti Meta: LIVE – Konferencë për mediat
  • Deshën, s’deshën, e pranuan! Ja arsyeja që ndau Rita Orën dhe Romain Gavras!
  • “Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

Kategorite

  • Aktualitet (2,012)
  • Bota (2,055)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (129)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (312)
  • Kronike (788)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (690)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (122)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,516)
  • Politike (1,076)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (453)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!