Kosova

4000 janë gati për luftë, po trajnohen në kufi me urdhër të Vuçiçit

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën” – Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që ata “të nisin sulmet agresive”.

Ai ka theksuar se situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë dhe për fajtore, ministry ka bërë Serbinë, për siç ka thënë ai, qasje destruktive.

“Beogradi dhe Vuçiç kanë përdorur serbët e Kosovës, që të shkaktojnë tensione në rajon dhe më gjerë, duke dashur te shantazhojnë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare” – deklaroi Sveçla, i cili gjithashtu ka theksuar

se vendimet për targat dhe dinarin janë normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimi Evropian dhe pjesë e NATO-s.

Nga ana tjetër, për sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejt Serbinë, derisa krimineli Milan Radojiçiç, person i afërt i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, mori përgjegjësinë.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin terrorist në Banjë, teksa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, por edhe bashkëpunim pa kushte në këtë proces nga ana e Serbisë.

Kosova ka kërkuar nga BE-ja që për shkak të këtij sulmi, Serbisë t’i vendosen sanksione, mirëpo për një gjë të tillë nga Unioni kanë theksuar se do të vendosin pasi që të përfundojnë hetimet.

Nga ana tjetër Serbia nuk është distancuar fare nga kjo ngjarje, përkundrazi, ka shpallu ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.

TRENDING

Exit mobile version