Connect with us

Politike

Kërcënohet me jetë politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç

Published

on

Policia ka nisur hetimet ndaj shtetasit malazez, R.S. me pretendimin se e kërcënoi Dritan Abazoviçin, dhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e Interpolit për ta privuar nga liria, shkruan danas.

Në një mesazh kërcënues, Abazoviq u tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Abazoviç, përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.

Politike

Rama: Pogradeci do të jetë destinacion për të huajt

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Pogradeci dhe pushuesit të cilit kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

Kreu i qeverisë shkroi se qetësia, pastërtia dhe klima e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe për ata të huaj.

Rama ka shtuar se me investimet e reja, ky qytet pritet të jetë një pikë referimi për turizmin.

“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj

Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e Shqipërisë2030”, ka shkruar kryeministri

Continue Reading

Politike

Meta: Rama merr pjesën e tij të lekëve nga krimet

Published

on

By

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, theksoi se ky i fundit do të marrë pjesën e tij të lekëve nga klanet kriminale që duan të pastrojnë paratë, duke investuar në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat Meta kundërshtoi nismën për pasaportën e artë, duke shtuar se e ka kundërshtuar gjithmonë.

Po ashtu ai pohoi se çdo para që ka dalë jashtë vendit, me të cilën është abuzuar, do të hyjë sërish në vend.

“Meqë ambasadori e mbylli me çështjen e lëvizjes së lirë, kjo çështja e pasaportave të arta është sipas konceptit të tij për Ballkanin e hapur. Ky është ogiç i atij tjetrit. Kjo është në kurriz të interesit kombëtar, të interesit drejt BE. Kjo është tentativë e hershme që e kam kundërshtuar shumë qartë prej kohësh dhe në detyrën e presidentit të republikës. Ai është në proces largimi dhe përpiqet që të përfitojë për klanin e tij. Kjo është nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe dëshiron që t’i pastrojnë ato. Do të marrë pjesën e tij. Siç është nisma e portit të Durrësit, e cila thyen marrëveshjen e stabilizim asocimin. Siç ka nisur dhe tenderat me kosto nga 26 mln metri katror. Ky nuk do fondet europiane pasi ato kanë standarde me integritet. Ato kanë procedurat e konkurrimit. Ky tenton që të fusë shqiptarët që të marrin sa më shumë borxhe. Përveç përfitimeve nga kartela e shëndetit që ia shpreson. Ai do të përgjigjet për gjithçka deri në një. Jo vetëm ai po dhe ata që kanë abuzuar. Lekët do të vijnë në Shqipëri, do të riatdhesohen në shërbim të popullit të Shqipërisë.”, pohoi ai.

Continue Reading

Politike

Meta për projektligjin e PS: Më argëton…Rama do e ketë të keq fundin

Published

on

By

Edhe Ilir Meta pretendon se projektligji i PS për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit janë nisma anti-Meta, por thekson se Edi Rama do t’i përgjigjet ligjeve dhe firmave që ka hedhur vetë.

“Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton çdo nismë e re. Çdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim aty ku i shijon më shumë. Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak. Kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm. Të gjithave do t’i shkojmë deri në fund. Këtyre parullave, ka patur burra të tjerë të cilët bënin si Ismail Qemali një herë e një kohë dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime. Ky edhe më keq do e ketë fundin e vetë. Ne do të vijojmë angazhimin e fortë”, tha Meta.

…..

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është përgjigjur në lidhje me ligjin që PS po përgatit të nxjerrë.

Sipas ligjit të PS, qeveria ka gati një ligj për të nxjerrë nga politika personat që janë bashkëpunëtorë të sigurimit.

Në një konferencë për mediet Meta tha se Rama po përgatit fundin e tij, duke thënë se do i japë kënaqsinë për çdo ligj që bën kundër tij apo kundër Berishës

E dinë të gjithë. Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë.

Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Do i japim kënaqësinë për ligjet që bën kundër meje  dhe Sali Berishës. Do ja fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas asaj që ka bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak.

Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht. Këtyre parrullave që le të denoncojnë këta, ne i dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë, dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana. JKy edhe më keq do e ketë fundin e vet”, tha Meta.

……

Primare brenda koalicionit me PD, Meta: Ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se primaret do të ishin një ide e mirë në rast koalicioni me Partinë Demokratike.

Meta mbështeti deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se për zgjedhjet e ardhshme vendore, do ketë fillimisht primare brenda koalicionit.

“Është një ide e mrekullueshme”, tha Meta gjatë një konference me gazetarët.

“Kjo pa dyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne pa dyshim që do bashkëpunojmë me gjithë forcat e vërteta opozitare, përshëndes idenë e primareve. Është një ide e mrekullueshme dhe në rastin e koalicionit do ishte një ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës. Qëllimi ynë është të përmirësojmë standardët e qeverisjes vendore. Do bashkëpunojmë në mënyrën më transparente”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha: Koalicionin me Metën për Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot në një konferencë për mediat, se PD-ja do të diskutojë për krijimin e një koalicioni me Partinë e Lirisë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Berisha tha se do të jetë koalicioni i cili do të përcaktojë rregullat për bashkëpunimit. Për kandidaturat, Berisha tha se do të zhvillohen primaret brenda partisë për ata që duan të kandidojnë për kryetar bashkie.

“Diskutim që koalicion besoj se do ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij. Çfarë do jetë në këtë koalicion për PD-në, aksionet e PD-së, ato të gjitha do zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret. Ne i konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Ne i qëndrojmë plotësisht” – tha Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se cilido prej deputetëve që dëshiron të garojë për kryetar bashkie, është i ftuar që t’i bashkohet garës së primareve brenda partisë.

“Cilido që është deputet i PD-së, dhe dëshiron që të kandidojë, është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD-së dhe Kryesia nuk kanë puyshtet mbi kandidaturat që plotësojnë kritreret. Ata që i plotësojnë, ata do jenë të mirëpritur në këtë garë” – tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Berisha flet për ‘bilanc lufte’ nga vrasjet në Shqipëri

Published

on

By

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur në dy ditët e fundit nga vrasjet dhe atentatet mafioze.

4 të vrarë në më pak se 24 orë është “bilanci tragjik i luftës” në vendin tonë.

Mbrëmjen e 17 gushtit 33-vjeçari Madrit Ulqinaku u vra pas një konflikti të çastit nga 18-vjeçari Horgito Peqini në Elbasan.

Po më 17 gusht u vra në Sarandë 41-vjeçari Klodian Bakiaj nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja. Sherri nisi për një vend parkimi dhe përfundoi me dy goditje thike në zemër, që i morën jetën 41-vjeçarit. Jo më vonë se 24 orë, paraditen e djeshme në mbikalimin e Panajasë, në aksin Vlorë-Levan, u ekzekutuan Shpati Lena dhe Hakim Xhezo në një atentat të mirëorganizuar mafioz.

Në konferencën e sotme me gazetarët, Sali Berisha akuzon policinë se rezulton vetëm për të thënë se në cilin drejtim u zhdukën autorët. Vetëm për ngjarjen e Sarandës është arrestuar Xhanelo Tarja, ndërsa për dy vrasjet e tjera autorët vijojnë të jenë në arrati.

Berisha: Gjatë kësaj jave, shqiptarët kanë parë se rendi dhe siguria e tyre janë tërësisht në dorë të bandave dhe krimit. Në një hark kohor 12 orë u përgjakën rrugët e Elbasanit, Sarandës dhe Panajasë në Vlorë. Nuk duhet të marr hua një shprehje në të cilën policia rezulton për të numëruar gëzhojat, por dua të them se policia rezulton për të na thënë kryesisht se vrasësit u zhdukën në drejtim të paditur. E vërteta është se, substrati i këtyre përgjakjeve, i këtyre vrasjeve, qëndron në faktin se janë bandat e krimit që kontrollojnë në çdo qelizë këtë shtet. Janë në një farë mënyre shteti real i këtij vendi. Ndërkohë, platforma zyrtare e Edi Ramës për luftën kundër krimit siç e dini është hani sa më shumë kokën e njëri-tjetrit. E thotë këtë një kryeministër i cili qeveris në një vend që ka firmosur Konventa Ndërkombëtare dhe e ka ndaluar me Kushtetutë dënimin me vdekje. Pra, atë që shteti e ka ndaluar, kryeministri i vendit ua lejon bandave dhe inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim, dënoj vrasjet e shëmtuara në rrugët dhe sheshet e qyteteve. Garantoj shqiptarët se qëndrimi ynë do të jetë zero tolerancë ndaj krimit. Ne do t’u japim bandave të qeverisë atë vend që meritojnë së bashku me qeverinë e tyre.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING