Aktualitet

500 policë më shumë/ Petkoviç reagon pas deklaratës së Kurtit

Deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se forcave të policisë do t’i shtohen 500 efektivë të rinj, ndërsa Shërbimit të Sigurisë së Kosovës do t’i shtohen 600 pjesëtarë, nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë e cila nuk ka humbur aspak kohë për tu viktimizuar.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviç me anë të një deklarate ka pretenduar se rritja e numrit të forcave të sigurisë vjen jo si rezultat i kërcënimit të jashtëm, por sipas tij si shkak i planeve të Prishtinës për të terrorizuar serbët në Veri.

“Forcat shtesë policore dhe paraushtarake që Kurti synon të angazhojë nuk shërbejnë për të penguar ndonjë kërcënim të jashtëm, sepse një kërcënim i tillë nuk ekziston, por për të forcuar formacionet për të frikësuar dhe terrorizuar popullatën serbe në Kosovë me qëllim vazhdimi i spastrimit etnik të serbëve nga Kurti”, thuhet në njoftim.

Edhe Lista Serbe regoi në të njëjtën linjë, duke deklaruar se Kosova me këtë akt po vepron në kundërshtim me thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare, duke përshkallëzuar më tej situatën.

“Formimi i formacioneve shtesë të armatosura njëkombëshe në një kohë si kjo është një pasqyrim i dëshirës së dukshme për të zgjidhur problemet duke militarizuar këtë zonë dhe formacionet e armatosura në vend të dialogut”, tha Srpska lista.

Kujtojmë se Kurti deklaroi më herët se mbi 1 mijë forca të reja sigurie do t’i shtohen atyre aktuale ne vitin e ardhshëm.

TRENDING

Exit mobile version