Kosova

5000 ushtarë për Kosovën/ Nis mobilizimi për luftë

Nefail Maliqi kryeredaktori i gazetës online zvicerane Lecanton, tha se nëse nis lufta mes Serbisë dhe Kosovës, ajo nuk ka për të qenë njësoj si lufta e vitit 1998, pasi do të mobilizohen të gjithë shqiptarët e Ballkanit.

Sipas gazetarit janë 5000 ushtarë shqiptarë kryesisht të Kosovës vetëm në Zvicër, që në rast se do u bëhej thirrja nga qeveria e Kosovës, do të ishin të gatshëm të mobilizohen.

“Shqiptarët këtu janë shqetësuar. Dëgjohen edhe biseda për mobilizim. Aktualisht në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Ata janë shembull i integrimit. Në mes tyre, janë edhe 5000 ushtarë të cilët mbajnë uniformën e Zvicrës e njëkohësisht janë krenarë që janë shqiptar”    –  tregoi Maliqi

I pyetur se çfarë nënkupton me mobilizim, ai u përgjigj:

“Nëse situate bëhet si në vitet 1998-1999, shqiptarët nuk do rrinë duarkryq. Nëse do ketë luftë, siç po kërkon Serbia, do jenë gati 7milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe 5000 ushtarët shqiptarë në Zvicër, do të mobilizohen nëse qeveria e  Kosovës do e bëjë një ftesë të tillë”

– tha Nefail Maliqi kryeredaktori i gazetës online zvicerane Lecanton.

TRENDING

Exit mobile version