Kosova

52 Mësues infektohen me cov-19 në Gjilan

Megjithatë, asnjë shkollë publike nuk është mbyllur, ndërsa Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 ka mbyllur dy shkolla private pasi janë konsideruar si burim infeksioni.

Megjithatë nuk bëhet i ditur numri i nxënësve të prekur dhe emrat e shkollave, Haziri siguroi se të gjithë mësuesit janë në vetizolim dhe po monitorohen nga institucionet lokale shëndetësore.

Haziri: 52 mësues të infektuar

“Numri total i tyre është 52 në komunën e Gjilanit, por është e menaxhueshme. Këta janë në vetizolim dhe në monitorim 24 orë nga ana e institucioneve shëndetësore të komunës së Gjilanit, po qëndrojnë në shtëpi të tyre, dhe nuk ka vendim për mbyllje kolektive të as një shkolle. Dy shkolla private me rekomandim, menaxhmenti i komitetit në Gjilan i ka mbyllë sepse ato kanë qenë, në rastin e parë ka qenë burim i infeksionit dhe edhe shkollat publike janë infektuar nga ky rast”, ka thënë Haziri.

Megjithatë, pesë klasë janë mbyllur përkohësisht dhe kanë kaluar në Skenarin C të mësimit që është ai online.

Haziri thotë se shkollat publike nuk janë burim infeksioni dhe se arsimtarët që kanë rezultuar pozitivë janë prekur nga virusi SARS-COV-2 jashtë ambienteve shkollore.

Gjilani është bashkia e dytë pas Prishtinës sa i përket numrit të rasteve me COVID-19 me 1331 të infektuar gjithsej. Prej tyre, janë shëruar 1054 qytetarë ndërsa 40 prej tyre e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë komunë janë 237 raste aktive.

/KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version