Bota

52 vjeçarja ‘e vdekur’ rikthehet në jetë në makinën e funeralit, para kremimit

Një grua që besohej se kishte vdekur është zgjuar teksa arkivoli i saj udhëtonte drejt furrës së kremimit në Indi.

Disa ditë më herët 52-vjeçarja Bujji Aamma nga Berhampur, në lindje të Indisë kishte pësuar djegie të rënda në një zjarr në shtëpinë e saj.

Ajo kishte marrë trajtime në spital por rrjedhimisht ishte kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë.

Prej gjendjes së vështirë ekonomike familjarët nuk e dërgonin dot në një tjetër spital, deri sa të hënën ajo nuk i hapte më sytë.

Bashkëshorti i Aamma, Sibaram Palo, duke besuar se kishte vdekur, nisi organizimet e transportit drejt vendit të kremimit.

Ai tha për rrjetin vendas ‘Times of India’: “Ne menduam se kishte vdekur dhe organizuam funeralin drejt vendit të kremimit”.

Një nga gratë që shoqëronte Aamma në makinën e funeralit tha se pak para nisjes së kremimit ajo hapi sytë.

Chiranjibi tha: “Nuk kishim parë kurrë një incident të tillë, edhe pse kishim dëgjuar histori”

Shoferi funeralit Khetrabashi Sahu, i cili kishte marrë trupin e Aamma nga shtëpia e saj më herët, u thirr përsëri për ta rikthyer në shtëpi gruan që merrte frymë.

Krematoriumet ne Indi thonë se nuk kanë nevojë për çertifikatë vdekjeje për të kryer ritet e fundit të një familjari të vdekur.

Ritet e fundit në kulturën indiane janë të lidhura me natyrën teksa personi i vdekur vendoset në një qilim përtokë, që simbolizon vdekjen në krahët e tokës, shkruan rrjeti Daily Mail.

TRENDING

Exit mobile version