07/06/2021 , 17:42

6 ditë para zgjedhjeve në PD, Stresi braktis Bashën, mbështet Agron Shehajn: Të priftë e mbara

Garës për kryetarin e ri të PD-së po vjen fundit ku të dielën më 13 qershor demokratët do i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se këto do të kenë drejtues të partisë së tyre. Ndërsa gara po zhvillohet mes Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, kanë filluara që edhe preferencat të shprehen hapur 6 ditë para zgjedhjeve në PD.

Pasi Gazmend Bardhi doli në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka mbështetur publikisht kandidaturën e Agron Shehajt.

Mbështetësi i flakët i demokratëve dhe Sali Berishës, duket se në krye të PD preferon që të jetë Agron Shehaj, i cili duhet theksuar se është votuar shumë nga demokratët edhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Stresi ka komentuar në një postim të Agron Shehjat në facebook ku shkruan “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin