Aktualitet

6 vjet nga vrasja e komisarit/ Gazetarja: Autori nuk arrestohet se është…

Gazetarja investigative Fatjona Mejdini ka publikuar në Facebook arsyet e pakuptimta, sipas saj, për vonesën e drejtësisë në çështjen e vrasjes së ish komisarit Artan Cuku. Mejdini thotë se drejtësia nuk është duke bërë asnjë përpjekje për “Dëshmorin e Atdheut” dhe se dëshmitë e rrëfyera në gjyq e kanë nxjerr në pah autorin.

Nga ana tjetër gazetarja tregon dhe detajin, se Bledar Jambellin, autorin e dyshuar të vrasjes e ka ndihmuar një funksionar i lartë shqiptar të mos hetohet, duke qenë se është anëtar aktiv i pakicës greke.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Sot piva një kafe me Rakipin, vëllain e Artan Cukut, Kryekomisarit të Policisë të vrarë për shkak të detyrës në Prill të vitit 2017. Rakipit i dorëzova disa kopje të një publikimi të organizatës ku punoj, ku i ndjeri, tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, është renditur ndër viktimat kryesore të krimit të organizuar nga e gjithë bota. Gjashtë vite e gjysmë nga vrasja, Rakipi dhe familja Cuku janë ende duke pritur Drejtësinë, të cilën shteti shqiptar ia ka borxh ish-funksionarit të lartë të tij. Dhimbja e tyre shtohet çdo ditë e më shumë, kur shohin se gjykatat dhe akoma më shumë politika, kanë fshehur kokën dhe nuk kanë gjetur guximin të bëjnë transparencë dhe ti mëshojnë nevojës për të dhënë drejtësi.

1. Artan Cuku u hodh në rrugë nga Policia e Shtetit dhe u la i vetëm, në kulmin e karrierës së tij profesionale (42 vjec), pasi kishte kontribuar për të vënë para drejtësisë shumë kriminelë të rrezikshëm.

2. Gjykimi i autorëve të vrasjes ende nuk ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës dhe ndonëse nga provat shkencore dhe dëshmitë, është identifikuar porositësi, Bledar Jambelli. Ai është arratisur dhe ende nuk është dënuar në mungesë.

3. Shteti grek ka refuzuar ekstradimin e Jambellit me motivimin se ai është një Vorio-epiriot dhe anëtar aktiv i pakicës greke në Shqipëri dhe se gjykimi ndaj tij, do të ishte politik dhe me karakter hakmarrës ndaj veprimtarisë politike të tij. Asnjë funksionar i lartë shqiptar (ministër i Drejtësisë apo Kryeministër) nuk e ka përmendur publikisht dhe as ka mbajtur qëndrim ndaj këtij fakti.

4. Dëshmitë e fundit të bëra publike nga kolegë gazetarë japin indicie se drejtues të minoritetit grek në Shqipëri kanë pasur rol në mos ekstradimin e këtij krimineli në Shqipëri. Asnjë politikanë nga ata që i mbështesin politikisht këta drejtues të minoritetit grek, nuk ka kërkuar sqarim publik për këto akuza.

Mesa duket të jesh Dëshmor i këtij vendi nuk vlen dhe aq shumë!

TRENDING

Exit mobile version