Bota

60 ditë luftë/ Më shumë se 17 mijë të vrarë në Rripin e Gazës

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 350 palestinezë janë vrarë dhe 1900 janë plagosur në 24 orët e fundit. Gjithsej 17,177 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe 46,000 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Numri i të vrarë rritet çdo ditë ndërsa sot mbushën plot 60 ditë nga sulmi i Hamasit në territorin izraelit. Numri i lartë i viktimave civile të Rripit të Gazës, është një ndër çështjet më të rëndësishme të këtij konflikti.

Izraeli vetë ka pranuar se ka dështuar në fushë, pasi nuk e ka shmangur dot vrasjen e civilëve. Ndërsa faktori ndërkombëtar ka kërkuar armëpushimin dhe arritjen e një marrëveshje që të lirojë pengjet izraelite dhe më pas të nisin bisedimet për krijimin e një shteti palestinez.

TRENDING

Exit mobile version