10/06/2021 , 13:41

60 milion euro për Varane, jo vetëm United e Chelsea në garë

Raphael Varane mund të konsiderohet i larguar nga Real Madrid. Në kampin spanjoll e kanë humbur besimin për të rinovuar me kampionin e botës dhe janë të detyruar ta shesin, që të mos e humbasin verën e ardhshme me parametra zero.

Josep Pedrerol raporton se për Varane dy janë klubet më të interesuara. Manchester United është lakuar prej kohësh, ndërkohë që duhet të rivalizojë me fituesit e Champions League, londinezët e Chelsea.Për Varane është interesuar edhe PSG, më së shumti për ta pasur informacionet e nevojshme. Real Madrid synon që të arkëtojë nga shitja e Varane 60 milion euro, që janë shumë të rëndësishme në këtë periudhë krize financiare.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin