Aktualitet

61-vjeçari bie nga lartësia dhe përfundon në spital, telashe për administratorin

Një 61-vjeçar me inicialet S. K., mësohetse ka rrëshqitur aksidentaisht dhe pa rënë nga lartësia e godinës së një biznesi në Elbasan. Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë për t’u larguar më pas drejt shtëpisë. Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht 54-vjeçari me inicialet M. T., administrator i biznesit në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version