Politike

‘615 mln euro dëm ekonomik’/ Braçe: Vetëm në 2021?

Deputetët kanë kërkuar llogari në lidhje me raportin e lexuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit Referuar shkeljeve, socialisti Erion Braçe kërkoi të dijë nëse bëhet fjalë vetëm për vitin 2021 apo për shkeljet ndër vite. Ndërsa demokratja Jorida Tabaku tha se duhet të dijë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik.

Pjesë nga replikat:

Erion Braçe: Këto shkeljet, ky dëmi i referohet vetëm vitit 2021, kjo është e para. E dyta që kam. Sepse ku lexohen këto shifra, u tregohet qytetarëve që ja sa është vjedhur. Kjo është ajo që dua të di. Këtu kam pyetjen, ju pretendoni se janë 45.3 miliardë lekë, të ardhura të munguar në tatime? Në 510.5 miliardë në total, e pastaj në një shifër që vjen më e vogël. 398 miliardë lekë ju pretendoni që mungojnë 45.3 miliardë, nëse është kështu dua tipologjinë e të ardhurave të munguara. Nuk mendoj që kemi ëngjëj. E munguar, thuhet kjo para mungon në tatime, tipologjinë e shkeljes që ka kushtuar 45.3 miliardë. Sepse nëse unë vij me faturë origjinale gjermane dhe ti më thua duhet të mbaje referencën, më vjen keq nëse është kjo tipologji. Ndaj dua ta di.

Jorida Tabaku: Nga 130 auditime, 104 kanë rezultuar me gabime. Si jepet një përshtypje pozitive për buxhetin faktit kur nga 130 auditime ka 104 me probleme. Kur unë kam folur për çështjen e rindërtimit, më është hedhur i gjithë komisioni sipër, por në fakt sot e vërtetojmë këtë gjë.  Janë planifikuar 67 miliardë lekë dhe janë hardhuar 97 miliardë lekë. Që do të thotë se qeveria shqiptare ka shpenzuar pa planifikuar këto shpenzime. Qeveria s’i ka pasur forndet në dispozicion, por janë shpenzuar. Faturat e arbitrazhit, totali vlera në euro është 388 milionë euro dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga raporti juaj. Këtë kam pyetur edhe tek Avokatura e Shtetit, në raportin e këtij viti vlera është 55 milionë euro dhe këto çështje nuk janë më, unë i kam të gjitha me shkresa që nga viti 2017 në vijim. Janë të gjithë që më janë konfirmuar nga avokatura e shtetit. Çështja e tretë janë detyrimet në sektorin e energjisë. Unë kisha nevojë për një informacion, sa janë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik? Vijojnë ta paguhen në shkelje?

Emilja Koliqi: Dua të evidentoj edhe disa mungesa që ka raportimi për zbatimin e buxhetit të vitit 2021. Akoma sot nuk ka një raport për vitin 2021, sa është vlera e kontratave koncensionare, në vitin 2022, kjo ka qenë 45.6 % dhe ka një rritje, në vitin 2013. Sa është në vitin 2021?

Arben Shehu: Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga zonja Tabaku, ne ndihemi shumë të vlerësua. Ajo ka bërë një studim tepër serioz të materialeve tona, tepër profesionale.

(Kuvendi qesh)

Erion Braçe: Ne pyesim këtu, ju lavdëroni, po, po…

Arben Shehu: Komentin për zotin Braçe e kam ruajtur për në fund.

Erion Braçe: Po, po rrofsh, faleminderit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Në raportin e bërë nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, kreu i KLSH-së, Arben Shehu tha se në shqyrtimin e buxhetit faktik i vitit 2021, është vënë re që 19 miliardë lekë, apo gati 615 milionë euro janë dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekteve negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shehu ngriti gjithashtu shqetësimin për ndryshimet e hërëpashershme të buxhetit. Kreu i KLSH-së tha se nga auditimet janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike.

TRENDING

Exit mobile version