Horoskopi
Horoskopi ditor, 6 tetor 2020

Dashi
Parashikohet ditë romantike për ata që janë në një lidhje. Partneri/ja do t’ju surprizojë. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm që situata të mos përkeqësohet.
Demi
Marsi mund të vazhdojë t’ju sjellë ndonjë pengesë. Kujdes, do ta keni shumë të vështirë të arrini një marrëveshje.
Binjakët
Mosmarrëveshjet dhe debatet do të mbizotërojnë për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do të jenë të favorizuara investimet dhe transaksionet.
Gaforrja
Ditë pozitive do të jetë dita për ata që janë në një lidhje. Harmonia dhe entuziazmi do të plotësojë ditën tuaj. Në planin financiar gabimi më i vogël do iu kushtojë shtrenjtë.
Luani
Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të bukur dhe pa debate. Sa i përket aspektit financiar, situata do të fillojë të përmirësohet.
Virgjëresha
Dita do të jetë e qetë. Rutina e përditshme mund t’ju stresojë, por gjithsesi në mbrëmje gjithçka do të kalojë.
Peshorja
Jeta në çift nuk do të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Do të debatoni me partnerin/en. Sa i përket financave, situata do të jetë pozitive. Mund të kryeni shpenzimet që keni menduar.
Akrepi
Ditë pasionante për te dashuruarit. Do të kaloni çaste të paharrueshme në krahët e partnerit/es. Edhe financat do të përmirësohen ndjeshëm.
Shigjetari
Do të jeni entuziastë dhe aktivë dhe do të ndërmerrni punë me shumë përgjegjësi. Kjo është diçka pozitive për karrierën tuaj, por kujdes me përgjegjësitë e tepruara.
Bricjapi
Nuk parashikohet një ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Mund të keni debate me partnerin/en. Në lidhje me financat, situata është drejt përmirësimit për shkak të kursimeve tuaja.
Ujori
Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Ndërsa në planin financiar do të mund të ruani qëndrueshmërinë e të ardhurave.
Peshqit
Do të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej tyre mund të shënojnë arritje në planin profesional. Sa i përket financave, mos ndërmerrni veprime të gabuara.

Aktualitet
Horoskopi ditor, 9 gusht 2022

Dashi
Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga yjet prandaj çdo gjë ka për t’iu shkuar si e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do e bazoni marrëdhënien tek besimi reciprok dhe do i kushtoni më shumë vëmendje intimitetit. Darka do jetë vërtet e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni shumë pretendentë dhe do iu jepet mundësia të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë do e bëni çdo gjë më së miri dhe shefat do ua vënë në dukje. Ata ndihen me fat që ju kanë pjesë të stafit e madje mund t’iu japin edhe ndonjë shpërblim. Buxheti nuk do jetë i keq, por duke qenë se adhuroni të bëni dhurata mundet që ai të pakësohet.
Demi
Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihma e të afërmve.
Binjakët
Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë me kreativë sot. Do keni më shumë nevojë të qeshni e të argëtoheni dhe për t’u përmbushur plotësisht do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni kokë e këmbë me një person që sapo e keni njohur dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë duhet ta shtoni pak ritmin sepse po vazhduar si keni nisur nuk do e përfundoni atë që synoni. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer çdo lloj shpenzimi të menduar.
Gaforrja
Do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sot sepse vetëm ashtu gjërat do ju ecin mirë e pa probleme. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjeni personin ideal. Në punë nuk do ju ecin gjërat si duhet dhe në disa momente mund të mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka e t’ia mbathni.. Në planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Luani
Yjet nuk do ju favorizojnë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as vullnet për ta ndryshuar situatën, por gjithë kohës do jeni të irrituar. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë goxha e tensionuar. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Në punë vërtet do jeni ambiciozë, por nuk do jeni të duruar. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do arrini dot aq lart sa keni menduar. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë sepse jo të gjitha gjërat mund të parashikohen paraprakisht. Jeta juaj në çift do ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mire dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Nëse jeni beqarë do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një punë tuajën dhe jeni vetë shefi, mirë është që të reflektoni para se të merrni vendime. Nëse punoni në një kompani private nuk do keni vështirësi. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.
Peshorja
Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.
Akrepi
Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas herë të jeni edhe të duruar, Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në kokë. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet.
Shigjetari
Gjatë ditës së sotme do reflektoni shumë herë para se të veproni dhe çdo hap do hidhet i mirëmenduar. Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshironi të provojnë emocione të reja. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, megjithatë nuk mund të thuhet se nuk do ju dalin pengesa dhe vështirësi sot. Marsi do sjellë goxha probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja do jetë vërtet e vështirë.
Bricjapi
Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.
Ujori
Dita e sotme do jetë shumë e animuar. Urani dhe Hëna do ju nxitin të shihni vetëm drejt së ardhmes. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm që çdo gjë të bëhet ashtu si e keni ëndërruar. Për ju që keni një lidhje kjo do jetë një dite e këndshme dhe e mbushur me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë, nëse gjërat kohët e fundit nuk kanë funksionuar si duhet, sot duhet të merrni disa masa më strikte. Flisni edhe me kolegët apo shefat nëse do ju duhet ndihmë. Financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do iu jepet mundësia edhe të hiqni ndonjë para mënjanë.
Peshqit
Ka mundësi që Hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të merrni vendime që nuk duhet t’i merrnit. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën për ta dëgjuar më shumë partnerin dhe për të mos vepruar kuturu. Po bëtë gabime sot do i vuani gjatë pasojat. Ju beqaret do keni një nevojë të papërmbajtshme për të krijuar një lidhje dhe do shpreheni pa dorashka. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Në fakt këshillohet që herë pas here të bëni pushime të shkurtra për t’u frymëzuar edhe më shumë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse përndryshe do vuani.
Aktualitet
Horoskopi ditor, 8 gusht 2022

Dashi
Nëse sot nuk e keni ditën shumë të ngarkuar mund të merrni kohë boll për t’ju përkushtuar pasioneve tuaja dhe partnerit/es. Beqarët duhet të përfitojnë sot nga takimet që do realizojnë sepse do të kenë mundësi të mira. Kujdes me financat, mos e teproni me shpenzimet.
Demi
Keni marrë përsipër më shumë gjëra nga sa mund të përballoni ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do t’ju nevojitet të ndani mirë objektivat tuaja parësore. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do i marrin gjërat si t’ju vijë. Në planin financiar parashikohet një ditë me fat.
Binjakët
Partneri/ja ju ka besuar një sekret sot dhe me këtë gjë ka provuar që ju konsideron vërtet njeriun tuaj më të rëndësishëm. Do të bëni të pamundurën për ta ndihmuar. Beqarët do tregohen të ndrojtur në takime dhe nuk do përfitojnë nga mundësit e mira që do kenë. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.
Gaforrja
Nuk mund ti përgjithësoni gjërat sot ju të dashuruarit. Çdo situatë duhet vlerësuar për atë që i takon jo duke u bashkuar me situata të tjera të ngjashme. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Financat do jenë të mira, do dini si ti mbani nën kontroll.
Luani
Mundohuni të realizoni në praktike çdo ide që keni menduar kohët e fundit ju që jeni në një lidhje dashurie. Kështu do të kuptoni nëse ja vlen vërtet mundimi. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera sot, dita e tyre do të jetë e mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.
Virgjëresha
Keni kërkuar kohë për të bërë disa zgjedhje për ju dhe për partnerin/en tuaj. Ne momentin e duhur është mirë ti komunikoni zgjedhjet tuaja. Beqarët me shumë mundësi mund të gjejnë personin që kanë ëndërruar, për këtë do kontribuojë edhe Mërkuri. Në planin financiar mendohuni para se të shpenzoni.
Peshorja
Edhe pse jeni përqendruar në disa projekte paralelisht do të arrini ti realizoni. Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më të mirën nga vetja dhe njeriu që ju qëndron pranë. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendimet e tyre sepse në të kundërt do përfundojnë të lënduar. Financat do jenë pak delikate, kujdes.
Akrepi
Keni pasur shumë energji negative kohët e fundit dhe i keni shprehur me njerëzit që ju kanë qëndruar pranë. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do takojnë dhe mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje. Financat nuk do jenë të mira, prandaj bëjini me kujdes llogaritjet e shpenzimeve.
Shigjetari
Edhe pse i jeni përkushtuar shumë njeriut tuaj të zemrës nuk keni marrë asgjë në shkëmbim. Bëni mirë të ripozicionoheni. Beqarët do kenë takime pa fund, por bëjnë mirë të konsultohen me miqtë për të marrë vendime. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
Bricjapi
Është mirë ti shembni muret që janë krijuar mes jush dhe partnerit/es suaj. Toleranca është një zgjidhje mjaft e mirë. Beqarët do e gjejnë personin e ëndrrave dhe jeta e tyre do ndryshojë pozitivisht. Me financat do dini si të veproni dhe situata do mbetet gjatë gjithë kohës nën kontrollin tuaj.
Ujori
Sot mundohuni të jeni më produktivë dhe mos krijoni polemika të kota në marrëdhënien tuaj në çift. Idetë që keni kërkojnë suport edhe nga njeriu i zemrës. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do jenë të mira dhe do keni mundësi për të kryer edhe shpenzime.
Peshqit
Ndonjëherë pa e vënë re merrni një sjellje që as vetë nuk e kuptoni. Është mirë të moderoni mënyrën e të sjellurit lidhur me partnerin/en. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot, o argëtohen pa fund në shoqërinë e miqve. Financat do vinë duke u përmirësuar, nuk ka vend për shqetësime.
Aktualitet
Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2022

Dashi
Presioni nga eprorët tuaj në punë mund të prishin qetësinë tuaj. Të afërmit do të përpiqen të përfitojnë nga sjellja juaj shumë bujare. Mos e shantazhoni emocionalisht partnerin tuaj, pasi mund t’ju japë rezultat të kundërt.
Demi
Nëse do të shkoni në një udhëtim, kujdesuni për gjërat me vlerë dhe bagazhet tuaja, pasi mund të ndodhë një incident. Kjo është koha e duhur për të rivlerësuar pikat tuaja të forta dhe planet tuaja për të ardhmen. Jeta juaj bashkëshortore do të jetë në kulmin e saj.
Binjakët
Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për përfitime afatgjata. Shijoni një ditë të qetë me anëtarët e familjes. Kujtimet romantike do të pushtojnë mendimet tuaja.
Gaforrja
Dyshimi për aftësitë tuaja do të jetë kundër produktive për ju. Jeta juaj e dashurisë do të marrë një kthesë mjaft të mirë, ndërsa zhvilloni një lidhje më të thellë me partnerin/partneren. Sot do të kaloni një ditë të mrekullueshme në jetën tuaj martesore.
Luani
Ka gjasa të përfshiheni në aktivitete që përmirësojnë aftësinë tuaj fizike. Partneri/partnerja juaj romantike do ju befasojë me diçka vërtet të bukur sot. Projektet e ndërmarra në partneritet do të krijojnë më shumë probleme sesa rezultate pozitive.
Virgjëresha
Do të prekeni nga dashuria e vëllait apo motrës. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja. Mos u dorëzoni ndaj kërkesave emocionale të të dashurit/dashurës suaj.
Peshorja
Do të ndiheni të lumtur në jetën tuaj të dashurisë sot. Profesionistët e sektorit bankar do të marrin një lajm të mirë. Një promovim mund të ndodhë në jetën tuj profesionale.
Akrepi
Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare sot. Një sekret mund të shkatërrojnë reputacionin tuaj. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund të jetë i zhytyr në punë sot.
Shigjetari
Qëndrimi juaj pozitiv i vazhdueshëm do të shpërblehet dhe ka gjasa të keni sukses në përpjekjet tuaja aktuale. Nëse jeni të përfshirë në një çështje ligjore që përfshin një mosmarrëveshje financiare, kjo mund të vendoset në favorin tuaj sot.
Bricjapi
Të qenit sipërmarrës dhe entuziast do të sjellë rezultate të favorshme dhe do të lehtësojë tensionet e brendshme. Duhet të ruani përqendrimin dhe të punoni pa pushim për të arritur suksesin. Shmangni thashethemet.
Ujori
Në rast se po kërkoni mënyra për të fituar pak para shtesë, investoni në skema të sigurta financiare. Merrni në konsideratë shtyrjen e një projekti që keni në plan të realizoni. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund të jetë shumë i zënë me miqtë e tij sot, gjë që mund t’ju shqetësojë.
Peshorja
Koha ideale për të organizuar një festë. Në aspektin profesional sot do të jeni mjaft i favorizuar. Sa i përket lidhjes në çift, nuk parashikohen ndryshime.
Horoskopi
PD ankimon vendimin e Agron Zhukrit për miratimin e Statutit të Sali Berishës

Dhjetë ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike duke njohur ndryshimet në Statut më 11 dhjetor, PD ankimon vendimin e Agron Zhukrit.
Vendimi është firmosur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të partisë.
PD kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë Grupit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese
Lajmi ne perditesim…
Horoskopi
Horoskopi për ditën e sotme, 6 mars 2022

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Nuk jeni më konfuzë për rrugën që duhet të ndiqni. Do të përpiqeni të lini përshtypjen e duhur te të tjerët. Shmangni stresin pasi mund të ndikojë në trupin tuaj. Ditë jo fitimprurëse për biznesmenët. Investoni paratë tuaja me mençuri. Mund të rinovoni lidhjet me familjen.
-
Aktualitet22 hours ago
Zbulohen dy të ‘fortët’ që rrahën Luigj Markun
-
Kronike19 hours ago
1 ton kanabis/ Publikohen emrat e 3 shqiptarëve
-
Pinknews21 hours ago
Einxhel fotografohet me barkun e rrumbullakosur
-
Kronike20 hours ago
Pezullohet nga detyra Kryesekretarja e Prokurorisë
-
Pinknews19 hours ago
Fifi flet për njohjen me Adisin dhe si e bëri për vete
-
Kronike19 hours ago
U kap me shumë para, si u la i lirë djali i politikanit
-
Kronike21 hours ago
Policia sekuestron 15 mijë euro, procedohen dy të rinj
-
Lifestyle19 hours ago
Kombinimet verore për një pamje me stil