NTV
No Result
View All Result
21/02/2021 , 21:37
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/02/2021 , 21:37
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

7 vite pa të papërsëritshmen Vaçe Zela

by Kasaj
06/02/2021 , 14:37
7 vite pa të papërsëritshmen Vaçe Zela
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vaçe Zela me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut.

Vaçe Zela vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Këngët e saj ndër vite mbeten të preferuara edhe sot nga publiku. Ajo i dhuroi publikut shqiptar si edhe muzikës shqiptare zërin e saj të artë. Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si brenda dhe jashtë vendi, në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë.

Pjesëmarrëse në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radio Televizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para. Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.

Ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor, Vaçe Zela është vlerësuar me çmimin “Nder i kombit”.

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Që e vogël u dallua për karakterin e saj artistik. Fillimisht u vu re dëshira e saj e madhe për të kënduar dhe për të kërcyer. Prandaj, më vonë vijoi mësimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të qenë në grupin e artistëve të rinj që do të përfaqësonin Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, në vitin 1956, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ky ishte ballafaqimi i saj i parë me skenën ndërkombëtare. Kështu, dalëngadalë, që nga ajo ditë filloi të bëhej e njohur edhe brenda vendit. Pjesëmarrja e saj në estradën e qytetit dhe në shfaqjet nëpër mbarë Shqipërinë ishin një ogur i mirë për rrugën që kishte nisur. Në vitin 1961 filloi të ishte pjesë e Estradës së Ushtarit.

Nga këtu nisi edhe karrierën artistike në kryeqytet. Mori pjesë në festivalin e parë të këngës së lehtë në radio në vitin 1962, për të interpretuar deri në vitin 1981 në Radio- Televizion, ku u shpall dhe fituese e çmimit të parë. Studioi për art dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë Çmimin e Parë. Vaçe Zela ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. Zërin e saj e dëgjojmë tek filmi “Në shtëpinë tonë”. Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi titullin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Gjithashtu ajon mbante edhe titullin “Artiste e Popullit”.

Materialet muzikore që Vaçe Zela interpretoi gjatë gjithë krijimtarisë në Radio-Tirana, me rastin e 70-vjetorit të lindjes iu regjistruan në CD-në “Larg dhe pranë njerëzve”. Numërohen rreth 55 këngë që prej fillimit të karrierës në vitet ’60 e deri në festivalin e fundit në RTSH. Disa nga këngët që do të mbeten në kujtesën e publikut janë: “Fëmija i parë”, kompozim i Agim Krajkës, të cilën Vaçja e ka kënduar në vitin 1962 në Festivalin e Parë të Këngës, “E dua vendin tim”, “Djaloshi dhe shiu”, “Dritaren kërkoj”, “Lumi Ebro”, “Për ty o këngë”, “Manushaqja”, “Esperanca” këngë kubane kënduar po në vitin 1962 në shoqërinë e kompleksit ritmik, këngë nga filmi “Karmen”, “Një zambak i bardhë në gur” etj. Vaçe Zela ka bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare, si: Tish Daija, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Agim Prodani etj. Përfundimisht u largua nga skena në vitin 1990. Vaçe Zela një nga këngëtaret ikonë të skenës shqiptare, vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014.

Related Posts

Operacion i rrallë në QSUT, bluzat e bardha ndërhyrje 5-orëshe në zemrën e foshnjes, i shpëtojnë jetën!
Aktualitet

Operacion i rrallë në QSUT, bluzat e bardha ndërhyrje 5-orëshe në zemrën e foshnjes, i shpëtojnë jetën!

21/02/2021 , 14:05
Në galerinë  “Nikolet Vasia” duke vizituar ekspozitën e çelur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj
Aktualitet

Në galerinë “Nikolet Vasia” duke vizituar ekspozitën e çelur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj

20/02/2021 , 20:53
Përfshihen nga flakët lëndët toksike në “ish-trikotazhin” e Korçës, 10 familje të rrezikuara
Aktualitet

Përfshihen nga flakët lëndët toksike në “ish-trikotazhin” e Korçës, 10 familje të rrezikuara

20/02/2021 , 15:24

Recent Posts

  • Me të rinj të Njësisë 11 në Tiranë / Përparim Spahiu: Së bashku të ndalim shpopullimin dhe të kthejmë rininë e larguar nga vendi!
  • Vasili: Rama vaksinimi i personaliteteve, si sevap propagandistik qesharak, ndërsa pandemia rëndohet dhe vret
  • Tabaku takohet me banorët te Pazari i Ri: Rrugët dhe lagjet e Tiranës në mëshirë të fatit
  • Vdekja e ish-shefit të Infektivit, shpërthen ish-deputeti: Nuk iu gjet një shtrat në spitalin ku punoi gjysmë shekulli, por mos u ankoni…
  • Rama: Rryshfetin dhe abuzimin nga sistemi shëndetësor e zhdukim veç ne, kush nuk e kupton…

Kategorite

  • Aktualitet (1,886)
  • Bota (1,859)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (290)
  • Kronike (641)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,201)
  • Politike (789)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (116)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (377)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!