Pas miratimit 70 milion euro që Komisioni Evropian bëri për vaksinën për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe ambasadori Luigi Soreca.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i BE në Shqipëri thotë se 70 mln eurot janë për të mundësuar fillimin e fushatë së vaksinimit për stafin mjekësor dhe grupet me risk të lartë.
“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës. 70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca.
“Panorama“