Rajon

79 viktima/ Dalin fotot e anijes pak para se të mbytej në Greqi

anë publikuar fotot e anijes plot me emigrantë, para mbytjes në ujërat ndërkombëtare rreth 75 kilometra në jugperëndim të gadishullit jugor të Peloponezit të Greqisë.

Deri më tani janë raportuar 79 viktima, por ekziston frika se numri mund të rritet ndjeshëm pasi deri më tani vetëm 104 persona janë shpëtuar.

Njëzet e gjashtë persona janë shtruar në spitalin e Kalamatës me lëndime të lehta ose hipotermi, të gjithë janë meshkuj, të rinj dhe të moshës së mesme. Shtatëdhjetë e tetë persona ndodhen në ambientet e rojes bregdetare dhe nesër do të transferohen në një strukturë mikpritëse në Malakasa. Trupat e gjetur ndodhen në një mjet lundrues të marinës dhe pritet të dërgohen në Korint për ekspertizë mjeko-ligjore. Në Autoritetin Portual të Kalamatës për t’u marrë në pyetje janë dërguar edhe tre persona.

Rojet bregdetare kanë marrë sinjalin për anijen që po mbytej me rreth 600-700 emigrantë, në orën 03:00 të mëngjesit.

Mundësitë për gjetjen e të mbijetuarve po shterohen, pas shumica e pasagjerëve (gra dhe fëmijë) ndodheshin në pjesën e pasme të anijes që u mbyt në pjesën më të thellë të Mesdheut, rreth 5 km nën sipërfaqen e deti.

Anija thuhet se ishte nisur nga Tobruku i Libisë , lundroi për pesë ditë, gjë që nuk justifikohet nga distanca që kishte përshkuar. Emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk kishte jelek shpëtimi.

TRENDING

Exit mobile version