Kronike

86 kg kanabis në Shkodër, kush janë 16 të arrestuarit

Një grup i mirëorganizuar kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit është goditur nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë rënë 16 persona, 10 prej të cilëve ishin gra që u arrestuan në flagrancë.

Ato ishin banuese në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kamëz. Njëra prej tyre ka qenë edhe më parë e dënuar dhe bënte rolin e organizatores. Gjente punëtorët nga Tirana dhe i sillte në Shkodër për përunimin e kanabisit.

“Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe  F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë. Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:  Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:

E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Në përditësim…

EMRAT/ Sekuestrimi i 86 kg kanabis në Shkodër, kush janë 16 të arrestuarit

Policia e Shkodrës ka shkatërruar një grup të prodhimit të kanabisit në Shkodër, ku në pranga kanë rënë 16 persona, mes tyre 10 gra të cilat merreshin si punëtore nga Tirana dhe Kruja për të përpunuar kanabis.

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina‚ Shkodër 3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina, Shkodër
5- Flora Gioni 29 vjeçe banues në Bleran, Bardhaj, Shkodër
6 – Antoneta Gjoni 55 vjeçe banuese në Bleran, Bardhaj, Skodër
7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tiranë
8- Drita Cuni 45 vjeçe banues në Kamëz
9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues në Mamurras
10- Franga Gini 52 vjeçe banues në Kamëz, Tiranë
11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë
12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë
13- Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushë Krujë
14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues në fshatin Larushk, Fushë-Kruje, Krujë
15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushë-Krujë
16- Fatime Baftaj 53 vjeçe banues në Kamëz
17- Fabion Gjoni 31 vjeç ( i shpallur në kërkim) i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

TRENDING

Exit mobile version