Aktualitet
Hetimet e SPAK ndaj Ballukut/ Buzhala: Prova është para syve, si elefanti në dhomë
Berat Buzhala, gjatë analizës së tij theksoi se Prokuroria dhe Gjykata operojnë në dy plane të ndryshme. Ndërsa gjykata, siç përcaktohet nga etika dhe ligji, është e detyruar të analizojë vetëm faktet dhe të qëndrojë larg ngjarjeve politike ditore, prokuroria ka një tjetër dimension.
Sipas tij, organi i akuzës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në praktikat ndërkombëtare, e analizon edhe situatën politike. Në këtë kuptim, prokuroria mund të konsiderohet se “teston” një çështje, duke marrë parasysh edhe kontekstin më të gjerë përpara se të veprojë.
Për Buzhalën, “rasti i Belindës”, fillimisht ishte nënvlerësuar, duke u cilësuar si një diskutim për një “kontratë të vogël”. Megjithatë, zhvillimet e reja kanë treguar se kontrata është në fakt “e madhe”, duke e shndërruar thelbin e problemit. Sipas Buzhalës, fillimisht u përmend një shifër specifike: një kontratë me vlerë 190 milionë, ndryshe nga një vlerë fillestare më e ulët, duke krijuar një diferencë prej dhjetëra milionë eurosh. Ky ndryshim drastik i fakteve ka bërë që edhe ata që mbanin një qëndrim më të rezervuar, ta shohin çështjen si “kryegjëja” dhe jo thjesht një problem supervizimi.
Gazetari u shpreh se ky rast është më i thjeshtë dhe më “i prerë” se afera të tjera të profilit të lartë. Ndryshe nga çështja Veliajt, ku nevojiteshin hetime të thelluara për të ndjekur detaje e fatura, këtu pyetja themelore është e drejtpërdrejtë: Pse një kontratë që fillimisht kishte një vlerë, përfundoi me një kosto prej 190 milionësh? ‘Prova është evidente dhe “para syve”, pa nevojën për shumë pyetje shtesë për të kuptuar thelbin e problemit’, – vijoi më tej Buzhala.
Buzhala:
E qartë, e qartë, po ne kur nisemi kohë pas kohe, ë, nuk ndërron qëndrim pa e ditur se çka me ditur.
Është pak problem. E para, duhet me e thënë një gjë, prokuroria dhe gjykata kanë një dallim esencial me njëra-tjetrën. Gjykata nuk bën politikë, prokuroria bën ka pak politikë. Edhe i lejohet me bë politikë.
Gjykata e ka të ndalume edhe me etikë edhe me ligj, domethënë me i shiku ngjarjet politike ditore. Domethënë ajo analizon faktet edhe merr atë gjykimin e vet. Prokuroria në anën tjetër, prej këtu deri ku dush në Amerikë, analizon edhe gjendjen politike. Domethënë nuk, nuk shkon, si me thënë, e teston ka pak. Pra, rasti i Belindës unë e mendoj, ose rasti i rrugës, sepse ne këtu kur kemi diskutuar, thoshte, s’është ky rast, thoshte, sepse po diskutojnë për një kontratë të vogël. Tash doli që kontrata qenka e madhe. Është, ajo është…
Po tash doli që nuk është, është kryegjëja, domethënë është vetë kontrata, domethënë nuk është më…
Tash, pse ka qëndruar pak edhe pse ka nejtur? Shumë, unë besoj që kjo është më e thjeshtë, sepse te Erioni ose te raste të tjera ne kemi pasur detaje, fatura, 100 gjëra. Kjo është e prerë, domethënë pse ka qenë njëherë 150 a sa ka qenë, pse u bë 190?
Pra, është, është gjetë, si me thënë, nuk ka nevojë as për shumë pyetje, sepse kjo, domethënë qëndron aty, e kemi para syve. Si elefanti në dhomë. Është 190-shi me 150 nuk janë lekë të vjetra, janë dhjetëra miliona euro.
Pra nuk ka as shumë pyetje për me u bë aty. Tash, pse jo Rama? Se edhe këtu e kemi diskutuar. Burimet e mia që nuk janë ndoshta këtu, thonë që, rasti i Belindës, e ka tejkaluar edhe SPAK-un në kuptimin e të bërit të agjendës, se kush vjen në radhë domethënë, pra shumëkush edhe brenda SPAK është befasuar me mënyrën sesi u fut në rend dite rasti i Belinda Ballukut.