Aktualitet

A do rikthehet Poliçani? Deklaratë nga NATO…

NATO synon ritjen e prodhimit të armëve, nisur nga konflikti në Ukrainë, por nuk është e qartë nëse kjo mund të çojë në riaktivizimin e linjave shqiptare, më saktë Uzinës së Poliçanit, siç është ngritur zëri në fundi, ngacmuar dhe nga rikthimi i Bazës së Kuçovës si bazë e NATO.

Agjencinë Telegrafike Shqiptare thotë se ka marrë një deklaratë nga zyra e NATO-s në Bruksel lidhur me këtë çështje, në të cilën thuhet:

Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për rritje të prodhimit të municioneve.

Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti. Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut”.

Pra, në këtë deklaratë nuk ka ndonjë lajm mbi Poliçanin, aty ku gjatë kohës së komunizmit prodhoheshin arsenale ushtarake.

Megjithatë, siç citon ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel thotë se ekspertët e saj janë duke vlerësuar mundësinë për të investuar në bazën detare të Durrësit, në Porto Romano.

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, thuhet në deklaratë.

TRENDING

Exit mobile version