OPINION
“A është kjo thjesht një rastësi?”/ Kokalari zbulon lëvizjen e Mediut dhe bën kërkesën për dosjen ‘Gërdeci’: Të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe gjenerali…

Aktivistin shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka reaguar sërish pas rihapjes së dosjes së ‘Gërdecit’. Kokalari thotë se për këtë dosje duhet të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha. Po ashtu Kokalari ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet për vdekjen e biznesmeit Kosta Trebicka, e ndarë, por njëkohësisht e lidhur me Gërdecin.
‘I kam shqyrtuar këto shkrime të vjetra për Fatmir Mediun dhe janë sërish aktuale për shkak të rihapjes së hetimit të Gërdecit. A do t’i thërrasë SPAK të gjithë dëshmitarët nga hetimi i parë? Po dëshmitarët që duhet të ishin thirrur, por nuk dëshmuan kurrë? Po një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të zhdukur – Luan Hoxha?! E ndarë, por e lidhur me Gërdecin, ka ende shumë pyetje pa përgjigje për vdekjen e Kosta Trebickës! Unë do të doja të dija, pse dhe si e gjetën Kevin Teeter, një ushtarak nga Virxhinia. Para së gjithash, është shumë e pazakontë që një vend i huaj të kërkojë ndihmën e një ushtaraku shtetëror nga SHBA. Diçka tjetër që më shqetëson është pse Virxhinia? Një argument është se Uashingtoni DC është pranë Virxhinias, kështu që ndoshta ishte e lehtë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington të kërkonin ndihmë nga trupat e shtetit të Virxhinias. Nga ana tjetër, kontakti kryesor i Fatmir Mediut për mëngjesin e lutjes në Uashington ishte kongresmeni Frank Wolf nga Virxhinia. A është kjo thjesht një rastësi?’- shkruan Geri Kokalari.
Luan Hoxha ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer në FBI të gjitha lidhjet, dijenitë mbi ndërhyrjet qëllimet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe familjarëve të tyre mbi biznesit e Gërdecit. Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha iku bashkë me familjen e tij në SHBA në Janar të vitit 2012.

OPINION
Patozi: Mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë

Nga Astrit Patozi
Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.
Por mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën.
Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me whatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Natyrisht që tabulatet nuk ka rrezik të jenë ndonjëherë objekt i SPAK-ut, sepse marrëdhënie me dëshirë mes palëve ka qenë, jo përdhunim. Dhe me siguri do të vazhdonit ashtu deri sa vdekja t’ju ndante, po të mos kishte ndodhur 9 shtatori.
Atëherë po që nuk ka nevojë, as për dëshmi dhe, as për shpjegime, për të njohur tradhtarin, që nuk duhet të kishte lindur fare.
Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.
OPINION
Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur lidhur me incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA.
Sipas informacioneve, Rama është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.
Në “Tv Klan”, Spiropali tha se kompania ka kërkuar falje dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.
“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.
OPINION
PULS/7 Kreshnik Osmani: Britanikët, e duan Ukrainën një varrezë për trupat ruse, Franca forcon sanksionet. Perëndimi nuk do marrëveshje në këtë moment
OPINION
Puls7/ Kreshnik Osmani: Masakra e Buchas prerje në besë. Amerikanët, Putin kriminel lufte, Ruset, sillni prova!
OPINION
Përgjegjësi individuale! Seriozisht?

Nga Lutfi Dervishi
Arrestohet një (ish) ministër, një deputet, x zyrtarë të lartë, y persona nga biznesi dhe prapë flasim për përgjegjësi individuale?!
Edhe pjesa e dukshme e “ajsbergut” të incineratorëve na tregon se krimi nuk paska kapur individin, por strukturat shtetërore, ka ndërhyrë në kompetencën e institucioneve, ka manipuluar procedurat, ka neutralizuar institucionet dhe ka përlarë mbi 100 milionë euro.
Nuk ka lindur mbi dhé deri më sot një individ kaq i zoti sa t’i bëj këto gjëra vetëm. Krimi këtu është në bashkëpunim dhe në bashkëpunim shembullor.
Sigurisht ka krime individuale, por ka edhe krime në bashkëpunim, me dy a më shumë vetë, në kuadrin episodik. Sikundër ka edhe grup të strukturuar kriminal e deri në organizatë kriminale, në kuadrin e konceptimit, organizimit, qëndrueshmërisë e kohëzgjatjes në kohë, qëllimit të përfitimit etj.
Dhe secili përgjigjet sipas rolit dhe ndikimit në krim.
Pa harruar që edhe ligji ynë (neni 28 i kodit penal, format e veçanta të bashkëpunimit) bën dallim të qartë mes organizatës kriminale…
si…” forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.
…dhe grupit të strukturuar kriminal
që “është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.
Incineratorët janë modeli më i kulluar dhe i trashë i fajësisë individuale dhe përgjegjjësisë të më shumë se një personi.
Ideim profesional, zbatim amatoresk. Përfundim tragjik.
-
Kronike17 hours ago
Kujdes kur i çoni makinat në servise…Ja si e pësuan këta qytetarë në Tiranë
-
Sport19 hours ago
Më e bukura në botë…futbollistja që ka çmendur rrjetin
-
Lifestyle18 hours ago
Nuk është vetëm vapa! Nëse djersitni natën, mund të vuani nga…
-
Lifestyle15 hours ago
Sa herë në javë duhet të bëjmë dush, sipas dermatologëve
-
DOSSIER15 hours ago
‘Kam shkuar me femra, por Partisë i kam qëndruar besnik’
-
Shkrime14 hours ago
Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit
-
Kronike21 hours ago
‘Plumbi i Artë’ – 8.3 kg flori dhe 30 ora në vetëm një vjedhje…grabitjet me armë
-
Lifestyle15 hours ago
Nëse nuk ju ecën me paratë, fajtor mund të jetë edhe portofoli…