Connect with us

Biznes

A është momenti për ringritjen e kriptomonedhave?

Published

on

Gjatë 7 muajve të fundit kriptomonedhat kanë humbur mbi 2 Trilion dollarë në vlerë dhe tani tregtohen nën vlerën e 1 trilion dollarëve. Ecuria e ngjarjeve të tregut të kriptomonedhave do të tregohet në mënyrë kronologjike, duke filluar me periudhën e cila ndihmoi në fillimin e rritjes së cmimit të kriptomonedhave; çfarë e bëri atë të ndalonte, nisja e një rënie të cmimeve dhe cfarë na pret në të ardhmen.

COVID-19
Në periudhën e shpalljes së COVID-19 si pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të gjitha tregjet u rrëzuan, së bashku me ta edhe tregu i kriptomonedhave.
Me përhapjen e pandemisë u morrën masa për të minimizuar dëmtimet shëndetësore. Një prej këtyre masave ishte mbyllja e bizneseve dhe kufizimi i liridaljes së cdo personi. Dëmi ekonomik që u shkaktua për shkak të papunësisë dhe uljes së të ardhurave ishte shumë i rëndë.
Natyrisht, Rezerva Federale (FED) ndërhyri për të shpëtuar situatën duke njoftuar ‘printimin’ e parave për blerjen e aseteve te cilat ishin në pikjatëduke sjellë edhe rimëkëmbjen e tregjeve. U pa që FED nuk po blinte Bitcoin ose ndonjë kriptomonedhë, por ishin investitorët ata që u ndjen të rrezikuar, kështu që u hodhën në botën e kriptomonedhave, duke pasur parasysh se paraqet rreziqe dhe shpërblimet më të larta. Investimet e bëra ndihmuan në rritjen e çmimit të Bitcoin nga 4,000 dollarë në 69,000 dollarë, ETH nga 80 në 4,900 dollarë, si dhe rritjen e çmimeve të shumë kriptomonedhave të tjera.

 

Dita kur gjithçka ndaloi
Pasi politikat e ndjekura ndihmuan të gjitha tregjet të rimëkëmbeshin, veçanërisht S&P500 me +112%, kishte ardhur koha për t’u marrë me një problem madhor të shkaktuar nga politikat e ndjekura nga FED, inflacionin. Më 3 nëntor 2021, Rezerva Federale njoftoi se do të fillonte të zvogëlonte blerjet e aseteve mujore të cilat zbritën nga 120 miliardë dollarë në 0 dollarë në muaj. Kjo bëri që investitorët të investonin më shumë dhe tregjet nisën udhëtimin e tyre për të shënuar majat.

Por cfarë ndodhi me Kriptomonedhat?
Politikat makroekonomike për të ‘neutralizuar’ inflacionin, shkaktuan dhe po vazhdojnë të shkaktojnë problemet kryesore në çmimet e kriptomonedhave. Kriptomonedhat kanë pasur rënie me të paktën 80% që nga çmimet e tyre më të larta. Kjo gjendje solli edhe rrënien masive të kriptomonedhave si LUNA, e cila fshiu 50 miliardë dollarë nga tregu. Kohët e fundit Celsius Network ka hasur vështirësi sipas keqmenaxhimin të fondeve të klientëve gjithashtu kemi parë fondet e investimeve si 3AC të kenë probleme në treg. Të gjitha këto janë pasojë e frikës dhe pasigurisë së investitorëve, tërheqjet dhe shitjet masive nga ana e tyre si dhe likuidimeve në treg. Duke qënë se gjithë ky presion po vazhdon ta ul çmimin e kritomonedhave lind pyetja: “ Për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje për tregun e kriptomonedhave?”

Korrelacioni aktual me tregjet tradicionale është ai që e bën këtë stad të tregut të kriptomonedhave të ndryshëm nga rrëzimi i tregut të vitit 2018. Duke parë gjendjen aktuale dhe kushtet ekonomike që po favorizojnë këtë treg mund të dalim në përfundimin se kjo situatë mund të vazhdojë deri në fund të këtij viti, por gjithcka do të marrë një pamje më të qartë gjatë këtyre muajve të ardhshëm përmes politikave që FED do të ndjekë. Ka të ngjarë që të gjendemi në një trend të mërzitshëm për pjesën e mbetur të verës dhe njerëzit që blejnë sot mund të përfundojnë duke mbyllur pozicionet e tyre nga mërzia dhe dyshimi përpara se tregu të rimëkëmbet. Rruga më e sigurt (pak më pak e dobishme) është duke pritur për një sinjal të qartë nga FED në lidhje me lehtësimin e presionit i cili ka lënë investitorët në pritje që BTC si kriptomonedha më e madhe në treg të arrijë 10,000 dollarë, por sesa realist mund të jetë ky çmim dhe a mund të arrihet ndonjëherë mbetet në pikëpyetje.
Një rënie e çmimit drejt nivelit 10,000$ ose më poshtë do të rezultonte fatal për tregun pasi do të përfundonte në shkallë të gjerë shitjeje dhe likuidimi e cila do ta shtynte çmimin më poshtë. Sipas analizave gjëndja aktuale e ekonomisë do e çojë tregun drejt një faze konsolidimi nga e cila mund të përballemi me një rritje të çmimeve për një periudhë afatshkurtër, e cila do të krijojë mundësi likuidimi në treg. Pas kësaj mund të shohim një periudhë rënie të BTC deri në zonën 12,000-13,000$, por sa kohë do të marrë kjo lëvizje e çmimit për të ndodhur nuk mund të jepet një përgjigje e saktë, vetëm dihet se kjo ndodhi mund të jetë shumë afër.

 

E ardhmja e kriptomonedhave
Tani që kemi vështruar momentet kyçe të rrugëtimit të kriptomonedhave, le të hedhim një vështrim në të ardhmen dhe çfarë ka rezervuar ajo për ne.
“Sistemi i ri revolucionar financiar” po tregtohet nën 1 trilion dollarë. Kur këto presione të cilat po ndikojnë në çmime të lirohen, tregu i kriptomonedhave do të shohë dritë përsëri. Bota e kriptomonedhave, shumë pak ka ndryshuar, njerëzit vazhdojnë të ndërtojnë projektet e tyre për një të nesërme më të mirë pavarësisht gjëndjes së tregut. Ky stad në të cilin ndodhet tregu sot fshin shumë projekte që mund të jenë të dobëta ose vetëm një mashtrim, gjë që na tregon ne një pamje më të qartë të projekteve të qëndrueshme dhe që janë të destinuar të jenë fituesit e ardhshëm të cilët do të riparojnë sistemin e prishur TradFi, gabimet e të cilit po i hasim aktualisht.

Sot, jemi ende herët në adoptimin masiv. Kjo sepse kriptomonedhat janë ende në ndërtim e sipër, prova e konceptit (Bitcoin) është e plotë dhe tani po ndërtohen shtresat bazë të infrastrukturës duke i lidhur ato së bashku për të ndihmuar produktin përfundimtar (shtresa e aplikimit) të lulëzojë. Kur të ndërtohen të tre elementët, atëherë do të jetë tepër vonë, por sot nuk gjendemi në këtë fazë.

Biznes

Konfindustria: Shtyni afatin e paraqitjes së pasqyrave…

Published

on

By

Sulmi kibernetik ndaj E-Albania, Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Shtyni paraqitjen e pasqyrave financiare të biznesve përtej 31 korriku

Konfindustria i ka kërkuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të shtyjë afatin e paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022.

Përmes një njoftimi, Konfindustria thotë se ‘‘është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare për shkak të problematikave të mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, pas sulmit kibernetik që u ndërmorrë ndaj saj.

Ndërkohë në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor me dhjetra mijëra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm I Konfindustrisë thotë se kjo është e padrejtë pasi përgjegjesia për vonesat është e platformës qeveritare.

 

Sipas tij, “Përvec problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve” dhe se “Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijra qytetarë dhe biznese”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se “Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit”

 

 

Continue Reading

Biznes

SIGAL ONLINE, siguracionet  që ju nevojiten në cel…

Published

on

By

Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet  që ju nevojiten në celularin tuaj

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve shqiptare, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.

E kur gjatë stinës së verës fluksi i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Atdhe rritet, SIGAL ju vjen në ndihmë përmes mundësisë për të blerë siguracionet që kërkohen në Shqipëri përmes celularit dhe pa pritur asnjë moment në rradhët e gjata në pikat kufitare, tokësore apo detare. 

“Ku ka më bukur se të kalosh pushimet e verës pranë familjes. 

Por sapo të hyni në Shqipëri, do t’ju kërkohet pajisja me Policën Kufitare, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky siguracion mbulon:  

  • Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj. 
  • Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.  
  • Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.  

Por tashmë falë SIGAL ONLINE ju mund ta blini këtë siguracion direkt nga celulari apo laptopi juaj, në çdo vend të Europës që ndodheni. 

E teksa të tjerët do presin rradhën në pikat e kalimit kufitar ju do të përfitoni kohë për të shkuar më shpejt pranë familjarëve tuaj”, shprehet Skerdi Jareci, Menaxher për Shitjet Online pranë SIGAL UNIQA. 

Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pronës, shëndetit apo automjetit dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Por mos harroni!  

Para se të mbërrini në Shqipëri, qoftë për pushime, për çështje pune apo për të vizituar të afërmit tuaj, ju nevojitet Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.

“Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” ofrohet në 3 opsione nga SIGAL UNIQA Group Austria, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni I trete mund porositet ONLINE në webfaqen e kompanisë.

Opsioni i parë me limit moshe deri në 65 vjeç mbulon

Shpenzimet per mergjencat mjekesore në rast semundje ose aksidenti në Shqipëri deri në 10.000 euro

Shpenzimet per Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

Shpenzimet per Urgjencat dentare

Opsioni i dytë me limit moshe deri në  79 vjeç mbulon:

Shpenzimet për emergjencat mjekesore në Shqipëri deri në 5000 euro

Shpenzimet per Urgjencat dentare

Ndërsa opsioni i tretë mbulon:

Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro

Shpenzimet për urgjencat dentare

Deri në 50% zbritje për shërbimet ambulatore nga rrjeti mjekesor SIGAL UNIQA

Kujdesi parandalues (Check Up) një herë në vit

Kujdesin për shikimin: vizite okulistike falas si edhe shërbime optike me zbritje neë klinika të percaktuara nga SIGAL UNIQA”, shpehet Erinda Hysi, Menaxhere e Shëndetit Privat pranë SIGAL UNIQA.

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 1000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al/online 

E-mail: [email protected] 

WhatsApp: +355 68 60 62 829

Continue Reading

Aktualitet

Drejtohuni kompanive të sigurimeve për aksidentet

Published

on

By

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një prej problematikave më të mëdha të Shqipërisë, që vit pas viti shkaktojnë dhjetëra viktima e qindra të lënduar. Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve.

Sipas statistikave, Shqipëria ka një normë prej 14 aksidentesh për 100 mijë banorë, shifër kjo e vlerësuar ndër më të lartat në vendet e rajonit. Në një raport të mëparshëm, Banka Botërore e rendiste Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të vdekjeve në rrugë, përkatësisht 94 vdekje për 1 milion banorë.

Nxitur nga kjo situatë CEO i kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari, në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News, ka dhënë disa këshilla me vlerë për drejtuesit e automjeteve që përfshihen në aksidente.

“Ligji e ka përcaktuar qartë. Në çdo aksident përfitojnë edhe pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit nëse nuk është shkaktar në aksident. Makina shkaktare nuk përfiton. Pasagjerët në makinën shkaktare përfitojnë.
Shoferi i makinës shkaktare nuk përfiton prandaj u themi gjithmonë qytetarëve, në qoftë se përfshihesh në aksident, tregohu i kujdesshëm që mos rezultosh fajtor, tregohu i kujdesshëm të mbrosh veten tënde, tregohu i kujdesshëm nga manipulimi që bëjnë policët sepse presioni në moment është shumë i madh. Ndërrojnë fajësinë dhe ky është një krim i madh që bën Policia duke ndërruar fajësinë nga një makinë në tjetër. Kjo është shumë e rëndë sepse Policia është ajo që bën evidentimin e ngjarjeve.

Përfituesit janë të përcaktuar qartë. Rregullorja e AMF e ka të përcaktuar vlerën e dëmshpërblimit dhe mënyrën e dëmshpërblimit të qartë. Secili klient është i lutur të shkojë në kompanitë e sigurimeve dhe mbi bazën e rregullores së AMF në mënyrë automatike e nxjerr vlerën ashtu siç bëhet vlerësimi për dëmet materiale”, tha ndër të tjera CEO i Grupit SIGAL.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve. Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në Spitalin e Traumës apo pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i njohur shkurt si “Morgu i Tiranës”, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet
pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet. Për këtë arsye, Z. Ponari gjeti edhe një herë mundësinë që ti drejtohej qytetarëve me një apel
shumë të qartë: “drejtohuni te kompanitë e sigurimeve, shmangni avoketërit apo ndërmjetësit”.

“Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe. Të gjithë njerëzve ua them me shumë sinqeritet. Shkoni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentar, që
është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës. Por mendoj se më e mira është ta zgjidhësh problemin brenda kompanisë së sigurimit, të kërkosh vlerën që të takon e të largohesh. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident”, u shpreh z.Ponari.

 

Continue Reading

Biznes

2 milionë euro, Rama: Po na paragjykoni

Published

on

By

Ditën e sotme për mediat, Edi Rama deklaroi se projektligji për Amnistinë Fiskale do të vazhdojë të ecë para.

Ai iu përgjigj kritikave duke thënë se qeveria po ballafaqon kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikave.

Ndër të tjera tha për këtë çështje se po merret opinion i gjerë.

Ai shtoi se Shqipëria po paragjykohet pasi vendet e tjera mund ta aplikojnë amnistinë fiskale, por jo Shqipëria.

Projektligji i amnistisë fiskalw paraahikon deklarimin e deri në 2 MLN € të pasurisë pa patur nevojë të deklarosh burimin. Nisma është cilësuar si hapi i parë i kthimit të Shqipërisë në parajsë fiskale.

Continue Reading

Biznes

Zef Shtjefni: Zgjohuni, po shkojmë drejt kolapsit

Published

on

By

Reagim nga Zef Shtjefni

Nesër në bursën e Budapestit, energjia pritet të shkojë 674.44 euro/mwh. Industria shqiptare, por jo vetëm ajo po shkon drejt një kolapsi të plotë.

I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama ta marrë vetë situatën në dorë dhe të heqë të gjitha burokracitë, pengesat e taksat, me qëllim që bizneset e vogla e të mëdha, si dhe cilado familje që ka hapësira, të vendosin panele diellore për vetëkonsum, por masivisht dhe për treg.

Jemi jashtëzakonisht vonë. Ligji actual është demotivues, është pengesë absurde dhe tmerrësisht e dëmshme për situatën.

Strukturat shtetërore, qëndrore dhe locale dhe OSSH, duhet të zgjohen dhe të mos pengojnë bizneset dhe bankat që të investojnë me shpejtësi për të përballuar këtë situate, të paparë ndonjëherë.

LUTEM ZGJOHUNI!

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING